Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Vogëlushi im godet dhe kafshon veten. Çfarë duhet të bëj?

Duhet ti ndihmoni fëmijët tuaj që të ballafaqohen me emocionet e veta në mënyrë të shëndetshme

Vogëlushi im godet dhe kafshon veten aq shumë sa që lë edhe shenja në lëkurën e tij.

Çfarë duhet të bëj?

Nëse vogëlushi juaj e lëndon vetveten me qëllim, ju keni të drejtë të shqetësoheni. Së pari, pyeteni veten çfarë mund të qëndrojë pas këtij dënimi të vetvetes?! A e kthen ai kështu zemërimin që ndjen ndaj jush apo ndaj vetes sepse nuk di se ti ta shpreh në ndonjë mënyrë tjetër? A është i frustruar nga dikush apo është ndonjë zemërim i çastit që nuk i lejon mjaft liri? A mund të ndjehet aq fajtorë për zemërimin e tij sa që mendon që duhet të dënojë veten për këtë emocion? A mendoni që dikush e shtyen ta bëjë këtë?

Një fëmijë i cili godet veten për shembull, mund të ketë qenë i goditur dhe ai që kafshon veten poashtu mund të ketë qenë i kafshuar prapa si dënim për lëndimin e fëmijëve të tjerë.

Mos kërceni në konkluzione të ndryshme, por natyrisht, duhet të flisni me edukatoren / kujdestaren e tij, shokët / shoqet dhe të afermit rreth sjelljes së tij.

Për të grumbulluar sa më shumë të dhëna, për të kuptuar se çfarë mund të jetë problemi, mendoni me kujdes se kur ka filluar vet-ndëshkimi dhe çfare ka qenë duke ndodhur në jetën e vogëlushit në atë kohë! Ndoshta mund të ketë qenë kur njeri prej prindërve ka qenë në udhëtim zyrtarë. Apo ndoshta zhvendosja nga dhoma komforte e kujdestares, në dhomën e kopshtit me plotë zhurmë të vogëlushëve të tjerë – larg nga kujdestarët e tij të besueshëm dhe familjarë.

Nëse ju mund të lidhni ndonjë ngjarje të qartë me këtë, ju mund të jeni në gjendje të ktheni këtë model sjelljeje shqetësuese shumë shpejtë. Një fundjavë e gjatë e kaluar me babain e tij, për shembull, apo puna e mirë me edukatoret mund të jetë gjë e mrekullueshme.

Edhe nëse nuk mund të gjeni fajtorin për vet-ndëshkimin e vogëlushit tuaj, ju mund të ndërmerni hapa të cilat mund ta bëjnë atë më pak të ngjarë që ti shpreh emocionet negative në vetvete. Pra, jepini atij shumë vëmendje, në mënyrë që ti ndihmoni rreth vetvetes dhe luani së bashku shumë lojëra të zhurmshme, fizikisht aktive, që të djeg energjinë, e cila shpërthen nga brenda.

Ndërkohë, është e rëndësishme që të ndaloni vogëlushin tuaj kur lëndon veten. Poashtu, goditjet dhe kafshimi nuk janë të mira për trupin e tij. Por më e rëndësishmja është që, kjo sjellje nuk është e mirë për zhvillimin emocional të tij. Ndërpritni kafshimin apo goditjen duke e marrë me kujdes vogëlushin tuaj, duke e ulur në prehërin tuaj. Pastaj, njoftojeni atë që ju nuk mund ta lejoni atë të lëndojë vetveten sepse ju e doni atë dhe që puna juaj është të kujdeseni për të. Edhe pse gjysma e fjalëve tuaja do të valojnë larg vëmendjes së tij, ju do të arrini qëllimin tuaj – dhe ai do të ketë dëshminë se ju e doni dhe kujdeseni për të.

Fatmirësisht, sjelljet ekstreme tek fëmijët e vegjël shpesh ndalojnë papritmas sikurse edhe fillojnë. Por nëse vogëlushi juaj ende ndëshkon veten qëllimisht pas një jave intervenimi, diskutojeni çështjen me pediatrin e tij. Por mos lejoni mjekun – apo cilindo tjetër, për çfarëdo arsye t`ju thotë – “Mos u brengos; shumë fëmijë e bëjnë këtë”.

Kjo edhe mund të jetë e vërtetë por nuk nënkupton që ju nuk duhet ti zbuloni metodat siç janë modifikimi sjelljes apo terapia e lojës, për t`i ndihmuar fëmijët tuaj që të ballafaqohet me emocionet e veta në mënyrë të shëndetshme.

Penelope Leach

Psikologe e fëmijëve

/komuniteti