Filloni me idenë që koha e ushqimit është e këndshme dhe maniret e mira e bëjnë atë më argëtuese për të gjithë. Bisedoni me vogëlushin tuaj rreth rëndësisë së sjelljeve të mira dhe inkurajojeni atë të mendojë për vetvete si person i këndshëm. Vendosni pritje realiste, pastaj butësisht riforcojini, derisa të bëhen shprehi.
javë pas jave
Të mësuarit e manireve rreth tryezës për vogëlushin tuaj
Dëshiroj që vogëlushim im të ketë manire më të mira rreth tryezës? Si të filloj?
Çfarë mund ti mësoj në këtë moshë?
Nëse fëmija juaj nuk është i gatshëm për të mësuar maniret e mira të darkës (si psh. cilën lugë duhet përdorur për ëmbëlsirë), ai është mjaft i rritur për të mësuar bazat – natyrisht nëse ai tanimë ka mbushur dy vjeç.
Disa sjellje për t`i mësuar dhe inkurajuar në këtë moshë:
• Pastrami i duarve para se të ulet në tryezë
• Jo lodrave në tryezë
• Jo gjuajtje apo rrëmbime të ushqimit në tryezë
• Jo zhurmë enësh
• Jo pështyerja e ushqimit
• Jo vrapimit apo ulërimave në dhomë përderisa të tjerët janë duke ngrënë
• Të thënët “të lutem” dhe “faleminderit”
• Përdorimi i mjeteve në vend të gishtave kur është e përshtatshme
• Të pyeturit para se të ngriten nga tryeza pas përfundimit të ushqimit (kohë e mirë për ta mësuar të falenderohet për ushqimin ndaj personin i cili e ka pregatitur atë)
Disa fëmijë më të rritur (ata të cilët kënaqen duke mësuar se si të sillen si të “rritur”), mund të mësojnë edhe ca detale. Fëmija juaj do të dëshironte të mësonte si ta vendoste pecetën në prehërin e tij dhe si ti fshinte buzët me të, të hajë kafshata të vogla dhe të përtypet me gojën e mbyllur. Ai mund të mësojë mos ta derdh pijen e vet (duke lënë pak në fund të gotës), të mos fillojë të hajë para se të servohen të gjithë, dhe të komentojë këndshëm rreth ushqimeve të cilat i pëlqejnë (por jo edhe rreth atyre të cilat nuk i pëlqejnë). Koha e ushqimit është mundësi shumë e mirë për atë që të rafinojë aftësitë e tij të komunikimit, poashtu, sigurohuni që të përfshieni atë edhe në diskutime.
Cila është mënyra më e mirë për të kapur mësimin?
Vogëlushi juaj dëshiron t`ju kënaq juve dhe dëshiron të bëhet si ju, prandaj mënyra më e mirë është që ti tregoni atij se si bëhen gjërat. Bisedoni këndshëm rreth tryezës – jo leksione, argumente apo zë të ngritur. Thuani “të lutem” dhe “faleminderit” kur kërkoni ndonjë ushqim që t`ju kalohet. Dhe mos lexoni gazetë, shikoni TV, bisedoni në telefon apo hidheni në tendenca për gjëra të tjera. Tregojini atij që maniret e mira rreth tryezës përfshijnë edhe respektimin e njerëzve të tjerë përreth tryezës.
Konsistenca do t`ju ndihmojë ti krijoni maniret e mira shprehi për fëmijët tuaj në vitet e ardhshme, prandaj kur i prezantoni një sjellje, vendosni pritje dhe përdorni përkujtesa butësisht për ti riforcuar ato. Thjeshtë jepini fëmijës në dorë lugën kur ai merr djathin me dorë dhe thuani “faleminderit” kur i mbushni gotën me ujë.
Jepini fëmijës tuaj një ledhatim për sjelljen e mirë në tryezë – psh. kur ai ulet mirë dhe pyet këndshëm. Mos e teproni me lutje, sepse nuk duhet ta bëni atë të ndihet në qendër të vëmendjes sa herë që ju uleni për të ndarë ushqimin.
Çfarë duhet të bëj kur fëmija im nuk ka sjellje të mira në tryezë?
Ju keni disa mundësi. Disa prindër e gjejnë zgjidhjen duke injoruar sjelljen e çrregullt – kërkesat, zhurmën, tollovinë. Kur kjo taktikë funksionon, është sepse fëmija i ndalon këto duke mos patur kundërpërgjigje. Disa prindër tjerë e gjejnë mënyrën duke diskurajuar sjelljen problematike të fëmijës së tyre. Nëse fëmija juaj nuk thotë “të lutem”, atëherë mos u shërbeni me ndihmën e dytë derisa ai ta thotë. Disa prindër madje largojnë fëmijët nga tryeza për sjellje të papranueshme, duke u shpjeguar që sjellja e tyre nuk ishte manir i mirë.
Nëse e bëni të këndshme për fëmijën tuaj ndarjen e ushqimit me ju – duke biseduar me të dhe duke qenë optimist - atëherë ai me shumë gjasa do të dëshiron të qëndrojë me ju dhe të ndan atmosferën e mirë me ju. Herën tjetër (apo eventualisht, në ndonjë rast), ai nuk do të dëshiron që të jetë i larguar.
Cilat janë rregullat e arta në këtë pikë?
Familjet e ndryshme janë komfort me rregulla të ndryshme, pra juve ju mbetet të vendosni. Disa familje për shembull nuk shqetësohen rreth rregullit të veshjes gjatë drekës, perderisa disa të tjera po. Familja juaj mund të vendosë rregull si “jo bërrylat mbi tryezë”, përderisa një familje tjetër nuk ka ndonjë rregull të tillë.
Por ju dëshironi të siguroheni që fëmija juaj po mëson të jetë i këndshëm, por ka disa liri veprimi mbi atë se çfarë nënkupton. Duke u rritur, mund ti mësoni fëmijës maniret bazë (të thotë “të lutem” dhe “faleminderit”, të përtypet me gojën mbyllur, të jetë i këndshëm), por mos i varni shumë formalitete. Maniret e mira kanë të bëjnë me konsideratën ndaj të tjerëve. Nëse fëmija juaj e mban në mend këtë, do jetë shumë mirë.
Megjithëse egzistojnë disa rregulla të cilat ju nuk do të dëshironit ti zbatoni gjatë kohës së ngrënies. Njëra është rregulla e vjetër “pastro pjatën tende”. Ju dëshironi ti mësoni fëmijës tuaj të ndalojë së ngrëni kur trupi juaj i tij është i mbushur. Prandaj ofrojini porcione të vogla, rimbushini sipas nevojës, dhe respektoni vendimin e tij për të mbaruar ushqyerjen.
Në ditët e sotme, ju duhet të harroni edhe rregullën rreth të qëndruarit në tryezë derisa të gjithë të mbarojnë ngrënien. Vogëlushi juaj është ende aktiv për nga natyra, dhe natyrisht që nuk mund të qëndrojë për aq kohë. Ide më e mirë është që të kërkojë të largohet pasi të ketë mbaruar ushqimin.
Si mund ta bëj vogëlushin tim të sillet mirë në restorante?
Kjo do të ndihmojë shumë nëse vogëlushit tuaj i mësoni maniret e tryezës në shtëpi. Para se të largoheni, bisedoni me të rreth asaj se çfarë po prisni. Thuajini atij që do të jetë argëtuese të ndani këtë ushqim të veçantë. Shpjegojini që do të ketë njerëz të tjerë në restorant, të cilët nuk dëshirojnë të shqetësohen, prandaj juve ju duhet të përdorni zë të butë dhe të mendoni rreth sjelljeve të tij në tryezë.
Bëjeni më të lehtë për të, duke e zgjedhur restorantin që nuk është shumë i zhurmshëm me njerëz apo i ngutshëm në shërbime. Ju madje mund të telefononi, për të bërë porosinë para kohe. Sigurohuni që fëmija juaj është mjaft i pushueshëm në momentin që e keni me vete në restorant dhe që është i uritur (por jo edhe aq sa mund ti bjerë të fikët!). Nëse ai nuk ju bindet, atëherë mos e qortoni atë në publik – vetëm përdorni përkujtues të butë. Nëse ai sillet keq, në mënyrë shqetësuese, atëherë ju duhet të largoheni. Shpjegojini që ai nuk është në gjendje të rrijë, për shkak të sjelljes e cila ishte e papranueshme.
Mënyrë tjetër për ti ndihmuar vogëlushit tuaj se si të sillet në restorant, është roli i luajtur në shtëpi. Ndoshta do të kënaqet gjatë kësaj ndeje duke pirë çaj dhe duke i mësuar manire të mira edhe arushit të tij prej pelushi. Ju madje mund ti egzagjeroni maniret tuaja të mira për argëtim./bebaime.com/