Gjer në moshën tre vjeç fëmijët nuk dijnë të gënjejnë, shkollorët janë të gatshëm të gënjejnë që të duken më mirë në sy të tjerëve, ndërsa tinejgjerët e dijnë se nëse gënjeshtra e tyre zbulohet çfarë mund të ndodh.
Si të sillemi ndaj vogëlushit i cili nuk e flet të vërtetën?
Motivet janë nga më të ndryshmet se pse fëmijët gënjejnë. Bëhuni gati që të kuptoni nevojat e tyre, ndihmojini ata, dhe mos u bëni shumë të ashpër ndaj tyre.
Vogëlushja dyvjeçare e cila me flomastera ka ngjyrosur tapetat, duke ju shikuar në sy, me pamje të pafajshme iu thotë “nuk e bëra unë”. Pesëvjeçari i cili luan me shokët e tij, lavdërohet me zë, duke thënë “ babi im ka dhjetë motoçikleta, dhjetë makina dhe helikopter”. Nxënësi në klasën e tretë thotë me shikim të pafajshëm se mësuesja ia ka humbur fletoren e detyrave. Ndërsa tinejgjeri i cili kundërmon erë duhani, mbrohet duke thënë që cigaret që i keni gjetur në gjep të tij, në fakt nuk janë të tijat.
Pra përse fëmijët gënjejnë?