Gjithsesi, sepse sado që ta bëni shtëpinë e sigurtë, asnjëherë nuk do të jetë 100 % e sigurtë, për këtë ju duhet të jeni gjithnjë të vëmendshme. Gjithmonë duhet të jeni të vetëdijshëm se çfarë bëni dhe asesi nuk bën të jeni të shpërndara në shoqërinë e foshnjes. Nuk duhet të përdorni sedativë, alkohol, apo drogë që të mos rrezikoni edhe veten edhe fëmiun.
Në asnjë mënyrë mos e leni foshnjen të vetme në shtëpi apo në dhomë. Asnjëherë nuk guxoni ta leni foshnjen vetëm, derisa shkoni në ndonjë dyqan, treg apo komshi, të parkoni makinën apo të shkoni në postë.
Asnjëherë nuk guxoni të leni ndonjë thikë në tryezë derisa është foshnja në tryezë, hekurin për hekurosje apo makinën e larjes pa mbikqyrje derisa foshnja sillet vërdallë. Duhet të keni kujdes me lëngjet e nxehta apo pijet alkoholike, dhe të ngjashme, të mos i leni në tavolinë ku mund ti kap fëmija. Asnjëherë mos e leni vetëm foshnjen me ndonjë fëmijë të vogël parashkollorë apo me ndonjë kafshë shtëpiake.
Më e rëndësishme është që gjërat e rrezikshme ti bëni shprehi për ti larguar nga kontakti me fëmijët siç janë ilaçet dhe gjërat kimike, dhe gjithmonë pas përdorimit të tyre i largoni prap në vendet e sigurta. Mësoni teknikën e ndihmës së shpejtë dhe siguroni pajisjet për ndihmën e shpejtë në shtëpi.