Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Leksionet për fëmijët mbi tolerancën dhe ndryshueshmërinë

A jeni gjendur deri më tani në ndonjë situatë, ku fëmijëve i shpjegoni se përse dikush duket ndryshe, flet ndryshe, dhe a egziston çfarëdo nacionaliteti, ngjyre apo tipari për të cilën para fëmijës komentoni negativisht? Si ndëgjojmë në lajme shumë herë shembuj të keq trajtimi ndaj nacionaliteteve të tjera, prandaj do të ishte mirë që ti ndani disa këshilla të mira për fëmijët që nga vegjëlia në mënyrë që ti mësoni tolerancën ndaj kulturave të tjera, besimeve, zgjedhjeve…

Ja disa nga këto këshilla:

Leksionin fillojeni nga gjërat, jo nga njerëzit

Para se të filloni tregimin për ngjyrë të lëkurës apo religjion tek fëmijët e vegjël, mundohuni që të futni konceptin e ndryshueshmërisë përmes gjërave. Për shembull, mund të filloni nga ngjyrat, të cilat janë të ndryshme por të gjitha janë të drurit. Madje edhe në supermarket keni mundësi të mira ti shpjegoni nacionalitetet dhe kulturat e ndryshme, mjafton të kaloni nga raftet, të gjeni ushqime të vendeve të ndryshme. Në këtë mënyrë, fëmijët i parapregatini që të kuptojnë që ndryshueshmëria është normë.

Shpjegoni me gjuhë të fëmijës për moshën adekuate

Të gjitha janë në prezentim, për këtë kjo duhet të jetë e përshtatshme në gjuhën të cilën e kupton fëmija. Ofrojini informacione të cilat mund ti pranojë dhe ti kuptojë. Për shembull, fëmijës 4 vjeç nuk i shpjegohet historia e kulturës islame, përderisa me fëmijën e klasëve të ulta të shkollës fillore, mund të diskutoni rreth temave më komplekse.

Futni kultura të tjera në jetën e fëmijës tuaj

Mund të përdorni libra, lodra apo internetin në mënyrë që fëmijës ti paraqitni gjuhët dhe kulturat e ndryshme. Poashtu mund të bleni ndonjë libër, në të cilin prezantohen personazhe nga vende të ndryshme të botës.

Flisni për ndryshueshmëritë para se tema të vijë në radhën ditore

Jini proaktiv kur bisedoni me fëmijën rreth ndryshueshmërisë. Me faktin që fëmija do të vërejë që komshinjtë e rinj kanë ngjyrë tjetër lëkure apo formë tjetër të syve, më së miri është që ta njoftoni me faktin që egzistojnë dallimet dhe kjo është normale, prandaj mos prisni që fëmija të hapë këtë temë në ndonjë moment të pakëndshëm.

Shfrytëzoni mundësinë sa herë që mundeni

Mos e ndaloni kur pyet për bisedën e dikujt tjetër, mënyrën e veshjes apo ngjyrën e lëkurës në ndonjë vend publik dhe para vet atij personi. Fëmijët për nga natyra janë kurreshtarë sidomos kur bëhet fjalë për gjërat që ndryshojnë nga ata vet. Kjo përfshinë edhe njerëzit. Kjo kurreshtje jep mundësi për leksione të këtij lloji.

Jini natyral

Qëndrojini besnik fjalëve tuaja dhe ju vetë konceptin e diversitetit duhet ta trajtoni si një gjë normale dhe te natyrshme. Mos bëni polemika të mëdha nga kjo dhe mos mbani fjalime. Zakonisht mjafton për këtë të flisni si për një ndryshim të mrekullueshëm të planetës tonë.

Keni kujdes për ndjenjat e huaja

Mikja jonë, nënë e një djaloshi gjashtë vjeçar, gjatë një vizite në Turqi, përjetoi një situatë jo shumë të këndshme, kur djali i saj duke bërë me gisht nga gruaja e cila ishte e mbuluar e tëra dhe pyeti: Nënë, përse ajo po bart këto në kohë me diell? Ajo sigurisht e kuptoi se përse ishte drejtuar gishti nga ajo. Nëna e djaloshit edhe pse ishte e papregatitur, i buzëqeshi gruas dhe i shpjegoi fëmijës së saj që ajo është muslimane dhe ky është zakon i muslimanëve. Fëmija pohoi me kokë dhe e pranoi atë si një gjë normale ndërsa gruaja sigurisht ndjeu rrespekt dhe i përshëndeti. Definitivisht pajtohemi që të rriturit duhet të tregojmë rrespekt dhe këto pyetje ti pranojmë me qetësi.

/komuniteti