Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Lehtësimi i frikës së fëmiut tuaj

Fëmijët dhe frika

Fëmijët dhe frika

Është normale që fëmija juaj të ketë frikë.

Madje, Shqetësimi është gjendje natyrore që na ndihmon që të ballafaqohemi me përvoja të reja dhe na mbron nga rreziku.

Disa fëmijë frikësohen nga gjëra shumë specifike: insektet, qentë, errësira, ose zhurmat e larta si nga fshesa elektrike. Të tjerët kanë frikë nga situata të reja të takimit më njerëz të ri.

Shumica e frikave të fëmiut tuaj do të kalojnë pasi që ai do të bëhet më i sigurt në vetvete dhe me ambientin e vet.

Çfarë mund të bëni për ta lehtësuar frikën e fëmiut tuaj

Strategjitë vijuese mund t’ju ndihmojnë, por mos prisni ta tejkaloni frikën menjëherë. Mund të zgjasë me muaj – edhe deri në një vit – para se fëmija juaj ta tejkalojë një frikë.

Në ndërkohë, është normale që fëmija yt të preokupohet me atë gjë që e frikëson atë, duke u mahnitur me të, duke e formuar në lojë, duke e vizatuar, ose duke folur për të vazhdimisht. Është mënyra e tij si e trajton këtë gjë.

Mos bëni shaka nga frika e tij

Ai mund të duket qesharak dhe joracional, por ajo është e vërtetë dhe serioze për të. Përpiquni që të mos qeshni ose të jeni përjashtues kur ai reagon me frikë ndaj, të themi shkarkimit të ujit në totalet apo sirenës. Le ta dijë se ju e kuptoni se si ndjehet kur reagon me frikë ndaj diçkaje. Nëse ju jeni sigurues dhe ngushëllues, ai do të mësojë që është në rregull të ketë frikë dhe është më mirë të ballafaqohet me frikën e vet.

Përpjekja për ta bindur fëmijën tuaj se nuk ka arsye për të pasur frikë vetëm sa e tërheqin. Ju me siguri se vetëm do ta shqetësoni më tepër nëse thoni, “Mos u shqetëso, nuk ke arsye që të kesh frikë nga qeni.” Në vend të kësaj, ofroni siguri dhe mbështetje: “Unë e kuptoj se qeni të frikëson. Të shëtisim pranë tij së bashku. Nëse nuk do ta bësh këtë unë do të mbaj nëse ai kalon pranë nesh.”

Përdorni “një gjë të dashur”

Një objekt i ashtu quajtur ngushëllues – një mbulojë bebesh, ose një ari i butë – mund t’i ndihmojë disa fëmijë për frikën e tyre. Një objekt si ky mund t’i ofrojë fëmijës të shqetësuar njohuri dhe siguri, posaçërisht në kohën kur ju duhet ta leni, si kur e dërgoni në kopsht apo kur e fusni në gjumë të natës.

Një gjë e dashur po ashtu mund t’ia lehtësojë një fëmije që t’i bëjë gjërat nga të cilat ka frikë, si të takohet me njerëz të ri, të marrë pjesë në lojë të grupit, ose vizitës te mjeku. Kështu që lejoni fëmijën tuaj që ta mbajë mbulesën apo lodrën e vet speciale. Ai me siguri se nuk do ta bartë me vete atë majmun të leckosur kur t’i ketë mbushur 4 vjet. Deri atëherë, ai duhet të ketë mësuar mënyrat tjera të qetësimit të vetes kur ka frikë.

Shpjegoni, ekspozoni dhe hulumtoni

Një fëmijë i frikësuar nganjëherë mund ta tejkalojë frikën nëse ju i bëni një shpjegim të thjeshtë racional, lidhur me atë që e shqetëson. Ju mund ta përfundoni frikën se ai do të tërhiqet poshtë gypit së bashku më ujin e banjos nëse thua “Uji dhe flluskat mund të shkojnë nëpër gyp, por pata prej gome dhe fëmijët nuk munden.” Ose t’i shpjegoni se një auto ambulancë duhet të bëjë zhurmë të madhe, në mënyrë që veturat e tjera ta dinë se duhet të largohen nga rruga.

Disa fëmijë, demonstrimi mund t’i sigurojë. Fëmija juaj mund të lehtësohet nëse e sheh se derisa fshesa elektrike i thithë zallin dhe papastërtinë, ajo nuk mund ta thithë trenin lodër as këpucët e Barbit. Një shëtitje në muzg mund të ndihmojë që koha e natës t’i duket më shumë magjike se sa e frikshme. Ose nëse fëmiu juaj trembet nga prerja e flokëve, lejoni që floktari të presë një ose dy fije të flokut tuaj për t’i treguar se nuk dhemb.

Nëse përvojat e kaluara bëhen frikë e fëmiut tuaj – si vaksinimi i mëhershëm, për shembull, bën që ai të ketë panikë gjatë rrugës për te mjeku – mos i zbukuroni gjërat. Por as mos i theksoni gjërat e këqia. Butësisht i tregoni se deri sa të hyjë gjilpëra në fillim, do të përfundojë shumë shpejt dhe se ju të dy do të bëni diçka zbavitëse pastaj. Premtimi për shpërblim mund të ndihmojë që fëmijës tuaj t’i tërhiqet vëmendja nga ajo që e shqetëson. Ju mund t’i ndihmoni fëmijës tuaj që të mësojë për gjëra të frikshme edhe nga një distancë e sigurt.

Ai mund ta tejkalojë frikën nga personazhet e Hallouinit, nëse i sheh në një libër fotografish ose video për shtrigat e mira, fantazmat e mira dhe macet e zeza të shoqërueshme. Nëse ka frikë nga kafshët, një vizitë në kopshtin zoologjik, ku krijesat mund të përkëdhelen dhe ushqehen mund t’ju ndihmojë. Edhe një mënyrë tjetër për ta bindur fëmiun tuaj është, nëse i tregoni një përrallë për një fëmijë tjetër i cili ka frikë që të bëjë atë ai ka vet ka frikë dhe i cili mbijeton atë përvojë i pa lënduar. Trilloni diçka nga koka juaj, ose kërkoni në bibliotekë për ndonjë libër lidhur me këtë temë.

Zgjidhja e problemeve së bashku

Nëse fëmija juaj ka frikë nga errësira, blini një llambë nate për dhomën e tij. Taktikat e tjera që mund t’i përdorni për t’i larguar frikësimet e kohës së gjumit janë edhe përfshirja e një roje të caktuar (një lodër kafshë të preferuar), “një spërkatës për bisha” (ujë në një shishe spërkatësi), ose një frazë magjike që i largon vizitorët që s’janë të mirëseardhur. Përmes provës dhe gabimeve ju dhe fëmija juaj do të kuptoni së bashku se çfarë ju ndihmon për të rritur ndjenjën e tij të fuqisë dhe kontrollit ndaj gjërave që e frikësojnë atë.

Ushtroni përmes lojës së shtirur

Nëse fëmija juaj tmerrohet nga mjeku, ai mund të ketë dobi nga luajtja e roleve, çfarë bëhet te mjeku (një kuti me mjetet e mjekut mund të ndihmojë). Disa fëmijë ndjehen më me vetëbesim kur ata e vizitojnë mjekun nëse e kanë me vete kutinë e këtyre lodrave.

Nëse fëmija juaj tkurret në sy të të huajve, ai mund të ketë më pak frikë nëse vepron sikur ata duke përdorur lodra apo kafshë lodra. Nëse njerëzit në kostume e frikësojnë, vishuni së bashku për t’ia lehtësuar frikën.

Mos i tregoni frikën tuaj

Nëse fëmija juaj ju sheh se ju stepeni nëse e shikoni një merimangë në dhomën e gjumit ose strukeni kur shkoni te dentisti, atëherë ai me siguri se do të ketë frikë nga të njëjtat gjëra. Kështu që provoni që t’i tejkaloni ankthet tuaja ose së paku t’i zvogëloni ato.

Është në rregull megjithatë që të pranoni se juve nuk ju ka pëlqyer të shkoni te dentisti si fëmijë, por ju keni shkruar për t’i mbajtur dhëmbët e shëndoshmë. Fëmiut i ndihmon nëse e kupton se nuk është i vetmi dhe se edhe ju keni mësuar si ta tejkaloni frikën.

Kërkoni këshilla

Bisedoni me prindërit tjerë lidhur me frikësimet e caktuara të fëmijës tuaj dhe si t’i trajtoni ato.

Çfarë të kesh kujdes

Nëse frika e vogëlushes tuaj vazhdimisht ndikon tek aktivitetet e saj ditore — nëse nuk i lan flokët, sepse ka frikë nga uji, ose nuk del jashtë nga frika se mos shohë ndonjë qen— flisni me mjekun e saj për këtë problem, sidomos nëse frikërat e saj janë shtuar me kalimin e kohës. Ajo mund të ketë fobi të vërtetë (frikë e fuqishme dhe e vazhdueshme pa arsye) ose çrregullime të ankthit. Është ide e mirë që të kërkoni këshillën e mjekut nëse vogëlushja reagon ndaj frikës aq fuqishëm sa nuk mund të qetësohet.

/komuniteti