Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Kur mund të qëndrojnë fëmijët vetëm në shtëpi?

Mësoni fëmiun tuaj me rregullat themelore të sigurisë

Duke i ushtruar fëmijët që të qëndrojnë vetëm në shtëpi, ju ushtroni vetëqëndrimin e tyre.

Kur fëmijët janë vetëm, ata ndërtojnë pavarësinë e tyre, ndjenjën e përgjegjësisë dhe teknikën e gjindshmërisë praktike.

Por për të qenë e gjitha siç duhet, ja disa këshilla të cilat mund të ju ndihmojnë:

Koha më e mirë për të filluar

Pas moshës 12 vjeç, mund të filloni ta mësoni fëmiun që të qëndrojë vetëm në shtëpi.

Ndarjet e para duhet të fillojnë ngadalë dhe me maturi. Së pari shkoni deri në ndonjë dyqan apo ndonjë vend tjetër të cilin fëmiu e di që është afër shtëpisë suaj.

Çfarë mund të bëni?

Sigurohuni që fëmiu juaj është i gatshëm të kujdeset për vetveten kur ju nuk jeni pranë tij.

Mësojeni me rregullat themelore të sigurisë.

Gjithmonë duhet të jeni në dijeni se ku e keni fëmiun, me kë është dhe çfarë bën.

Mësoni fëmiun tuaj me rregullat e sigurisë

- Kë ta telefonojë në raste urgjente.

- Në rast rreziku, si të shpjegohet përmes telefonit se ku ndodhet vendbanimi juaj.

- Të ju telefonojë sa herë që të mbërrijë në shtëpi.

- Se si ti mbyllë dyert dhe dritaret, dhe alarmin e sigurisë po qe se e keni.

- Që në asnjë rast të mos e lejojë askend të huaj të hyjë në shtëpi pa lejen tuaj.

- Që personit që troket në derë të mos i tregojë që është i vetëm në shtëpi.

- Që qelësin e shtëpisë ta mbajë në vendin ku nuk mund ti humbet.

- Si të reagojë në rast zjarri.

- Që të mos hyjë në shtëpi po qe se dyshon që diçka nuk është në rregull – psh. derë e lënë hapur, dritare e thyer…

- Që të ju telefonojë, nëse diçka e frikëson apo nëse diçka e bën që të mos ndihet mirë.

A është fëmiu i juaj i gatshëm të qëndrojë vetëm në shtëpi?

1. Sigurohuni që fëmiu juaj pas mësimit në shkollë do të shkojë në shtëpi? A di të reagojë pa panikë në situata të paparashikuara?

2. A është i gatshëm të qëndrojë vetëm në shtëpi pa patur frikë?

3. Sigurohuni që fëmiu juaj është i lirshëm që të ju drejtohet në rast të ndonjë problemi, posaçërisht po qe se dikush e keqtrajton.

 

/komuniteti