Një numër i madh i prindërve dëshirojnë së paku dy fëmijë, ndërsa një nga arsyet kryesore është “shoqëria”, sepse rritja dhe mësimi më lehtë shkojnë në dyshe. Megjithatë, “dy mjaftojnë për shoqëri por edhe për konflikte, kështu që nuk është e rrallë që tek fëmijët e moshës së përafërt të lajmërohet rivaliteti dhe konflikti. Rivaliteti në mes të fëmijëve mund të jetë diçka frustruese, edhe për prindërit edhe për fëmijët. Fëmijët zemërohen me njëri-tjetrin, grinden, përderisa prindërit humbin durimin dhe energjinë, duke u munduar që përleshjet ditore ti mbajnë në nivel minimal.
Mendoni rreth asaj që, në vend të asistimit në secilën grindje të fëmijëve, ti lejoni vogëlushëve ndonjëherë ti zgjidhin vet konfliktet në mes tyre. Gjithsesi, ndonjëherë konfliktet janë thjeshtë shumë të mëdha që fëmijët ti zgjidhin vet por një numër të madh të përleshjeve të vogla që lajmërohen gjatë ditës, vogëlushët mund ti zgjidhin vetëm, që për prindërit është përvojë e lirimit, dhe në të njejtën kohë edhe mundësi e mirë për fëmijët që të mësojnë diçka. Ju me të vërtetë jeni nënë dhe baba, por kjo nuk nënkupton që ti zgjidhni fëmijës secilin problem me të cilin ballafaqohet. Fëmija juaj duhet të mësojë se si të reagojë në situata të caktuara, ndërsa pikërisht situata si këto janë një nga mënyrat ku duhet ta përkrahni.