Nëse fëmija juaj kthehet në shtëpi nga shkolla duke folur rreth “trashësisë” së tij, atëherë ai mund të ketë qenë i ngacmuar rreth peshës së tij. Fëmijët mbipeshë janë më të prirur të ngacmohen, se sa ata të cilët kanë peshë normale, kjo sipas një studimi të Akademisë së Pediatërve Amerikanë, në të cilin morën pjesë më shumë se 7,200 fëmijë nga shkollat fillore dhe ato të mesme.
Të gjitha ngacmimet natyrisht që janë të gabuara. Ju duhet të risiguroni fëmijën tuaj dhe ta bëni atë të ndihet i dashur. Nëse fëmija juaj është mbipeshë, ju mund ta shfrytëzoni këtë mundësi së bashku për të bërë një jetë sa më të shëndetshme.
Këtu kemi disa këshilla nga profesionistë shëndetsorë dhe ekspertë të prindërimit, se si duhet të bisedoni me fëmijën tuaj, i cili ngacmohet rreth mbipeshës së tij:
• Së pari, gjithmonë bëjeni komfort fëmijën tuaj dhe bëjeni atë të ndihet i dashur, duke e siguruar atë që ju do të bashkëpunoni me të, për të kaluar këtë situatë së bashku.
"Unë të dua. Ti je një vajzë shumë e bukur. Mbajë në mend këtë dhe gjithçka do të bëhet mirë.”
• Shpjegojini fëmijës tuaj që ngacmimi është gjithmonë i gabuar. Pyeteni nëse fëmija juaj dëshiron të bisedojë me mësuesen rreth kësaj, dhe shpjegojini se çfarë po ndodh.
"Është absolutisht e gabuar që të tallen njerëzit në bazë të dukjes së tyre. Ne të gjithë jemi të ndryshëm.”
• Fillo bisedën me fëmijën tënd rreth asaj se si e ka bërë ngacmimi të ndjehet.
"Si je ndjerë kur fëmijët tjerë flisnin ashtu?” apo “Çfarë mendon rreth asaj se çfarë të kanë thënë ata?”
• Nëse fëmija juaj thotë që ajo çfarë ndodhi, e ka bërë atë të dëshirojë të humb peshë, fokusohuni në të qenit të shëndetshëm. Bashkëpunoni për të hartuar një plan. Kur fëmija është i përfshirë në proces – duke zgjedhur ushqim të shëndetshëm dhe aktivitete, për shembull – fëmija do të dëshiron shumë që të investojë në këtë plan. Qartësoni atë që të gjithë mund të bëhemi më të shëndetshëm, pa marrë parasysh nëse ushtrojmë pak më shumë apo nëse hamë pak më mirë.
"Çfarë ka rëndësi tani nuk është se sa peshoni ju, por sa e keni trupin tuaj të shëndetshëm. Çfarë gjërash mund të bëjmë ne si familje, në mënyrë që të jemi më të shëndetshëm?”