Shikuar në përgjithësi, për fëmijën ju jeni sikurse semafor. Ndezni të kuqen, të verdhën dhe të gjelbërtën. Kur dëshironi që fëmija juaj të bëjë një veprim, ndezni dritën e gjelbërt, dhe kjo për fëmijën është sinjal që kërkesën duhet përmbushur. Nëse ju ndëgjon, tregojini që mundi i tij është shpërblyer, prandaj në këtë reagoni me kujdes. Me kohë do ta mësoni që me përmbushjen e kërkesave, do të mund të luaj.
Nëse fëmiu nuk ndëgjon, atëherë ju ndezni dritën e verdhë, ku me këtë i bëni vërejtje për pasojat: “Nëse nuk e bën këtë… kjo do ndodh”. Nëse kërkesa juaj ndiqet me pasoja, dhe fëmija juaj nuk ndëgjon, atëherë ju ndezni dritën e kuqe, që nënkupton që kjo sjellje do shkaktojë humbje të privilegjeve. Kur sjellni pasojat, kthehuni në dritën e gjelbërt dhe përsërisni instruksionet.
Mësoni fëmijën të ndëgjojë. Gjëja më e rëndësishme në këtë hap për secilin prind është komunikimi dhe konsistenca.
Qëndroni të fortë dhe njëkohësisht të qetë. Në vend se të bërtisni, përdorni ton neutral.
Jini direkt, sepse ashtu fëmija nuk do të ketë hapësirë për dyshime. Shembull: më mirë është “Largojini lodrat”, në vend të “Nëna do të jetë shumë e lumtur kur largon lodrat”.
Paraqitni kërkesën pozitivisht dhe shmangni “jo”, “mos”, “prit”, “ndalo”. Shembull: më mirë është “Le të rrinë këmbët në tokë”, se sa “Ndalo të pentrosh në mobilje”.
Paraqitni kërkesat një nga një, sepse fëmijët vështirë mbajnë në mend shumë gjëra njëkohësisht. Shembull: më mirë është “Futi lodrat në kuti”, se sa “Largoji lodrat, laji duart dhe eja të hash darkë”.
Kërkesat përshtatini moshës së fëmijës dhe mundësive të tyre, nëse është e nevojshme vendosni kërkesën në mënyrë që të jetë e kuptueshme: Shembull: më mirë është “Vëri rrobat në dollap” se sa “rregullo dhomën”.
Jepni shpjegim të shkurtër. Shembull: “Ikim në shëtitje të shkurtër, vish pallton”. Më shumë informacion, shkakton huti.
Jini fizikisht të pranishëm. Në vend se të bërtisni nga dhoma tjetër, më mirë qëndroni para fëmijës, shikojeni në sy dhe thuajini se çfarë dëshironi. Thuajini fëmijës përsëri atë që keni kërkuar, në mënyrë që të jeni të sigurtë që fëmiu juaj ju ka ndëgjuar dhe kuptuar.
Shpërbleni mundimin me vëmendje, me mahnitje apo lëvdate. Jini të sigurtë që me të vërtetë kërkoni që fëmija të përmbushë kërkesën tuaj, dhe nëse është e nevojshme ndihmojeni atë në përfundimin e detyrës apo lejojeni atë të bëj një pushim./bebaime.com/