Në momentin e një argumenti, sidomos me një fëmijë apo adoleshent, është shumë e lehtë ti harroni disa fjalë apo fraza të cilat nuk do të duhej ti përdornit. Ju mund të harroni se çfarë keni thënë në një moment të caktuar por kjo situatë mund t`ju vie më vonë si një bumerang.
Gjetja e mënyrës së duhur për të shprehur frustrimin apo acarimin tuaj momental mund të jetë pak e vështirë, por sipas psikologjisë së sotme, egzistojnë tre faza të cilat asnjëherë nuk duhen thënë.
Në vend të tyre, ne kemi dhënë tre alternativa të tjera për t`i adresuar sjelljet e fëmijëve, pa i shkaktuar atyre frikë, faj apo turp.
1. "Më çmende!"
Në vend të shfrytëzimit të fajësimit për të motivuar fëmijën, ju mund të thoni: “Nuk më pëlqen kjo sjellje”. Sigurohuni ti tregoni fëmijës se përse nuk është sjellja e tillë në rregull dhe spjegojini hapat se si mund ta ndryshojë atë. Ndihmojini fëmijës të kuptojë se çfarë bën ai/ajo që juve “ju çmend”, por mos e lejoni atë të ndihet totalisht i përgjegjës/e për gjendjen tuaj mentale apo emocionale.
2. "Çfarë nuk është në rregull me ty?"
Kjo mund ti shkaktojë fëmijës turpërim nga vetvetja dhe më vonë gjatë rritjes kjo mund ti lë dyshime në aftësitë e tij apo mendimet. Në vend të kësaj fraze mund ta adresoni direkt problemin duke i thënë “Nuk më pëlqen kur ti ____”. Kjo mund ti ndihmojë fëmijës të kuptojë se si mund të ndryshojë sjelljen e tij.
3. "Më mirë ___ apo tjetër!"
Kjo frazë shfrytëzon frikën për të ndryshuar fëmija dhe i mëson atyre të përdorin agresion dhe frikësim për atë që dëshirojnë. Alternativë më e mirë është ti thuani “Kur ti ___, unë ndjehem ___”. Kjo i jep fëmijës mundësinë për të theksuar problemin dhe për ta ndryshuar sjelljen e tij/saj.