Një numër i madh i grave në ditët e sotme janë në marrëdhënje pune, prandaj është e vështirë që të ju sigurohet ndonjë vend pune sa më i përshtatshëm që për shkak të punës të mos shkurtohet koha për ti dhënë kujdesin dhe dashurinë fëmijëve të tyre.
Gratë sidomos duhet mbrojtur nga puna e natës. Mungesa e nënës gjatë natës ndikon keq në zhvillimin psiqik të fëmiut, e bën atë të pasigurtë “sepse po të ishte nëna afër tij, që të kujdeset për të, ai nuk do të frikësohej, do të flinte i qetë”.
Është fakt që nëpër fabrika (uzina) egzistojnë vende pune ku kushtet e punës janë shumë të rënda dhe fakti tjetër është që lëndimet profesionale të cilat mund të shfaqen gjatë orarit të punës mund të dëmtojnë edhe funksionimin gjeneral të gruas.
Sipas të dhënave ligjore, gratë e punësuara i takojnë kategorisë e cila ka një mbrojtje të caktuar shoqërore. Mbrojtje e veçantë nevojitet për shtatzënat në punë të rënda fizike, në vende të punës me ndikim të dëmshëm, mbrojtje nga orari i punës gjatë natës, pushimi i lindjes, mungesa në punë ti paguhet, etj.
Tek shtatzënat egziston edhe mundësia e limituar për të punuar edhe gjatë shtatzanisë normale. Duhet ti ndalohet puna në orarin e tretë për shtatzënat. Poashtu ti ndalohet puna me kemikale, me pesticide, në ambiente të mbyllura pa ajrosje ku ka gazra dhe avuj të helmueshëm. Shtatzënat nuk duhet ti ekspozohen avujve të zhivës, pluhurit të manganit dhe gazrave të helmueshëm, avullit dhe pluhurit të ndryshëm.
Shtatzënave iu ndalohet rreptësisht puna me aparat rentgen dhe në vende të ndryshme ku egziston radiacion – rrezatim. Nëse shtatzëna ka variçe (vena në këmbë) duhet ti kursejmë ato nga qëndrimi i gjatë në këmbë si dhe bartja e peshave.
Nëse gjatë shtatzanisë paraqitet anemia (pagjaksia), që është shumë e shpeshtë, apo infeksioni urinar, ato janë të paafta për punë, sepse kanë nevojë për kujdes të gjinekologut apo internistit. Shtatzënat duhet të vizitohen rregullisht tek gjinekologu, pa marr parasysh ecurinë e shtatzanisë.
Tek shtatzanitë patologjike (gjakderdhja gjatë shtatzanisë, aborti spontan i mëparshëm etj), shtatzënat janë të paafta për të punuar, sepse iu duhet shërim në klinika gjinekologjike.