Është në rregull, por do të bëhet më vështirë gjatë progresit të shtatëzanisë. Në përgjithësi, ecja është shumë e mirë gjatë shtatëzanisë sepse redukton mundësinë për tu mpiksur gjaku dhe ju mban në formë.
Një gjë që mund të ju ndihmojë gjatë qëndrimit në këmbë për periudha të gjata kohore janë çorapet suportive. Këto sigurojnë ngjeshje që këmbët e juaja të ndihen më mirë – dhe ndihmojnë që të mbajnë mirë qarkullimin e gjakut.
Mbajtja e rripit të maternitetit që ndihmon abdomenin mund të ndihmojë gjithashtu nga fundi i tremujorit të dytë dhe gjatë tremujorit të tretë.
______________________________________________________________________
Përderisa ju ecni, qëndrimi në këmbë nuk paraqet ndonjë problem, vetëm se mund të jetë i lodhshëm për ju. Por qëndrimi në këmbë në pozitë pa lëvizur mund të krijojë probleme.
Qëndrimi për periudha të gjata kohore zbret shtypjen e gjakut dhe gjatë shtatëzanisë kjo mund ta përkeqsojë këtë gjë. Nëse shtypja e gjakut bie, juve mund t`iu bie të fikët. Prandaj, ju mund të llogaritni në shëtitje të shkurtëra kohore.