Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A është e sigurtë shkuarja në rok koncert gjatë shtatëzanisë?

Niveli i lartë i zhurmës mund të ndikojë në zhvillimin e foshnjes

Shkuarja e rrallë në rok koncert është në rregull, por nuk rekomandohet e shpeshtë. Është e vështirë që të matet saktësisht sa e dëmton zhurma zhvillim e foshnjes.

Një studim ka treguar që gruaja që punon gjatë tetë orëve në ditë e rrethuar me zhurmë (në nivel të lartë të zhurmës që nevojitet mbrojtja e veshëve) rrezikohet më shumë që të lind foshnje me humbje të të dëgjuarit.

Në kohën kur foshnja juaj është 22 javëshe, guaska e kërmillit, mekanizmi i mbrendshëm i veshit që përmban të gjitha elementet e të dëgjuarit është i zhvilluar plotësisht. Pra foshnja mund të ndëgjojë krejt çka ndëgjoni dhe ju, por jo në nivel të njejtë (disa zëra janë më të butë dhe më të mbytur). Përse?

Dëgjimi tek foshnjat është i mbrojtur mirë nga muskujt rreth barkut të nënës, nga placenta dhe nga lëngu amniotik. Por secili ndëgjim tek foshnjat është i ndryshëm dhe nuk mund të dijmë me saktësi se cili nivel i zhurmës mund të shkaktojë dëm, pra më së miri është të mos rrezikoni.

Për më shumë, muzika e lartë shkakton trupin tuaj të prodhojë hormone të stresit të cilat mund ti shtojnë të rrahurat e zemrës dhe poashtu nuk janë të mira edhe për foshnjen.

Është e rëndësishme të qëndroni sa më e shëndetshme gjatë shtatëzanisë, dhe nëse vendosni këtë lloj stresi në trupin tuaj nuk ofroni ambient ideal për zhvillim të foshnjes.

/komuniteti