Dy foshnja paraqesin shqetësim më të madh për organizëm sesa një foshnje, prandaj mundësia është më e madhe të keni tension të lartë dhe të fitoni më shumë në peshë… Për këtë është e rëndësishme që të gjtha simptomet të cilat paralajmërojnë zhvillim të ndonjë problemi – tensioni i lartë, shtimi në peshë, ënjtjet e këmbëve, proteinat në urinë – menjëherë të vizitoni mjekun tuaj.
javë pas jave
Problemet tek shtatzanitë me binjakë
Përse në shtatzaninë me binjakë rritet mundësia të kem preeklampsi?
Njëra foshnje është më e madhe se tjetra, a paraqet kjo problem?
Foshnjat nuk duhet të jenë me peshë të njejtë. Nëse dallimi nuk është shumë i madh, nuk keni arsye për brengosje. Nëse është dallim i madh atëherë kjo mund të paraqet problem, sidomos nëse foshnja më e vogël nuk rritet dhe i zvogëlohet sasia e lëngut amniotik, ndërsa foshnja më e madhe, por rritet më shumë. Kjo mund të paralajmërojë zhvillim të komplikimit, transfuzion të interbinjakëve i cili lajmërohet tek binjakët identikë.
Kam ndëgjuar që mund të lind parakohe sepse kam binjakë? Përse ndodh kjo dhe kur mund të pritet lindja e parakohshme?
Është e saktë që rrallë ndodh që shtatzania me binjakë të presë terminin e saktë të lindjes. Shumica e binjakëve lindin në mes të javëve 35 – 37. Arsyeja e kësaj është që përveç që bartni dy foshnja, ju keni dy herë më shumë lëng amniotik, dy placenta apo një (e cila është më e madhe tek shtatzanitë me njëvezorë) e cila rëndon më shumë mitrën dhe bën shtypje më të madhe në qafën e mitrës, gjë që mund të shpie tek kontraktimet e parakohshme apo tek shkurtimi apo zgjerimi i qafës së mitrës.
A do të lind me prerje cezariane sepse kam binjakë?
Nuk është e domosdoshme, por është fakt që lindjet me binjakë, trenjakë apo më shumë, shpesh kryhen me operim cezarian, sidomos nëse foshnja e parë nuk kthehet në pozitën me kokën poshtë apo nëse ka komplikime të tjera. Zakonisht operimi cezarian planifikohet, kështu që në ndërkohë do të konsultoheni me mjekun tuaj. Nëse lindni për herë të dytë, ndërsa lindjen e parë e keni patur vaginale, dhe nëse edhe në këtë shtatzani të dy foshnjat janë kthyer me kokë poshtë, gjasat për të lindur në mënyrë vaginale janë më të mëdha.
Çfarë nëse njëra foshnje vdes gjatë shtatzanisë? A duhet ndërprerë shtatzaninë?
Nëse shkaktohet vdekja e ndonjërës nga foshnjat gjatë shtatzanisë së hershme, kjo nuk paraqet kurrfarë problemi, sepse foshnja tjetër zhvillohet normalisht ndërsa fetusi i parë i parealizuar resorbohet. Por, nëse shkaktohet vdekja e njërës nga foshnjat më vonë gjatë shtatzanisë, gjatë tremujorit të dytë apo të tretë, kjo mund të paraqet rrezik potencial për shtatzaninë, sepse mund të zhvillohen infeksione dhe mund të fillojë lindja e parakohshme.
Nëse ndodh diçka e tillë, mjeku do të ju këshillojë se si të silleni dhe sigurisht për një kohë do të shtriheni në spital, ashtu që të përcjellet rrjedhja e situatës dhe reagimi nëse vie deri tek komplikimet e tjera.
A më duhet të vizitohem më shpesh tek gjinekologu sepse kam binjakë?
Po, duhet të bëni vizita më të shpeshta të ultrazërit që të ndiqet rritja dhe zhvillimi i foshnjes. Gjithashtu, duhet më shpesh të bëni analiza laboratorike të gjakut dhe të urinës.
Foshnjat e mia janë binjake njëvezorë, a ndikon kjo në lindje?
Është e rëndësishme të vërtetohet a janë në pyetje binjakët njëvezorë, nëse janë, a e kanë një placentë apo dy, dhe a janë të ndarë me membranë apo jo. Nga tërë këto faktorë mvaret se si do të shkojë ecuria e shtatzanisë dhe mënyra e lindjes, si dhe si janë të pozicionuar.
A do të mundem të ndjejë nëse njëra foshnje nuk lëviz në stomak?
Pas javes së 24, foshnjat pozicionohen në një anë dhe mund të vëreni se në çfarë pozite ndodhen. Shumica e grave mund të ndjejnë se si secila foshnja lëviz veçmas, madje mund të ndjejnë edhe kur njëra nga foshnjat fle. Nëse ndjeni që lëvizja e njërave nga foshnjat është zvogëluar apo ka ndryshuar dukshëm duhet menjëherë të lajmëroni mjekun.