Në familjet e sotme të mëdha, fëmijët janë sikur lodra. Ne dëshirojmë të shohim buzëqeshje në fytyrat e tyre dhe nuk jemi të gatshëm për të bërë ndonjë gjë për këtë. Secili dëshiron ti blejë të gjitha për fëmijën e tij. Shumë lodra, shumë rrobe, mbulesa, kozmetikë…etj. Ne duam ti kemi të gjitha me bollëk për fëmijët tanë.
Por problemi qëndron se si ti menaxhojmë që të gjitha këto gjëra në dhomën e fëmijëve. Pas kësaj, e kuptojmë që shumë gjëra që i kemi blerë, nuk janë edhe shumë të domosdoshme. Ndonjëherë si injorancë, mund të blejmë gjëra edhe me kualitet të dobët dhe që mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e fëmijës tonë.
Ndonjëherë nuk kemi kohë për fëmijët tanë dhe mundohemi që t`ja kompenzojmë këtë gjë me dhurata dhe lodra. Sa herë që një nënë vonohet në shtëpi nga puna, ajo vie me ndonjë dhuratë për fëmijën në mënyrë që të lirohet nga faji. Por do të kuptojë që ishte e gabuar, sepse këto lodra nuk kanë shumë rëndësi për të.
Ai/ajo luan me lodra për një, dy ditë dhe më pas mërzitet. Ka nevojë vetëm për nënën. Asgjë nuk mund ta zëvendësojë prezencën e prindërve. Duke u bazuar në një hulumtim, mesatarisht 60 % e njerëzve blejnë gjëra që nuk janë të domosdoshme. Fakt interesant është që 90 % e blerësve janë femrat dhe vetëm 10 % janë meshkujt. Por pasi të kthehen në shtëpi do të kuptojnë që vetëm kanë shpenzuar para në gjëra të panevojshme. Por blerja është diçka që është e mbjellur në natyrën e njerëzimit.
Shpenzimi i panevojshëm mund ta dëmtojë bugjetin e familjes tuaj. Ndonjëherë shpenzimi i panevojshëm krijon konflikt në mes të partnerëve. Gjërat e panevojshme, poashtu mund të japin një pamje tollovie shtëpise tuaj. Shtëpia juaj do të duket e tollovitur, e paorganizuar dhe e papastër, kjo mund të ju frustrojë juve dhe anëtarët tjerë të familjes tuaj. Me ndihmën e anës tuaj më të mirë dhe me reduktimin e shpenzimeve në gjërat e panevojshme, ju mund ta bëni shtëpinë tuaj të duket si një parajsë e vogël dhe njëkohësisht do të keni familje të shëndetshme.
Kur bleni diçka për fëmijën tuaj, mbani në mend rëndësinë e asaj gjëje. Jeto në botën reale dhe blej vetëm gjëra të rëndësishme. Blerja e gjërave të reja mund të jetë shumë interesante por jo edhe në kuantitet të madh. Mbani në mend, fëmijët i imitojnë të rriturit dhe mund të zhvillojnë edhe ata këto shprehi prandaj keni kujdes.
Preferoni të çoni një jetë të thjeshtë dhe ti jepni theks vetëm zhvillimit mendor të fëmijës. Ju mund të bleni ‘puzzles’, blloqe apo lojëra edukative. Ju mund të gjeneroni harmoni dhe kënaqësi në jetën e fëmijës suaj, duke krijuar një ambient të vëmendshëm në shtëpi.