E gjelbërt
Forcon vetbesimin dhe jep qetësi, freskon por në atë që duhet të keni kujdes është fortësia e saj. Nuk duhet të jetë shumë e errët. Toni i ngjyrës së kivit është zgjedhje e bukur sepse me atë krijoni ndjenjën e qetësisë. Gjithmonë kombinojeni me ngjyra të ngrohta, siç është e kuqja dhe portokallia.
Lejla
Shpesh konsiderohet me ngjyrën e cila nuk duhet përdorur për dhoma të fëmijëve apo të fjetjes, sepse jep ndjenjen e ftohtësisë. Lejlaja e errët mund të shkaktojë ndjenjën e vuajtjes dhe frustrimit, përderisa lejlaja e hapur mund të jep ndjenjën e paqes dhe romantikës.
E bardhë
Zakonisht paraqet paqe, hare dhe pastërti. Duke patur parasysh që reflekton pothuajse 80 % të dritës, dhomat e fëmijëve duken më të mëdha sesa dhomat me ngjyra të tjera. E bardha duket paksa sterile në dhomat e fëmijëve, prandaj nuk preferohet. Por mund ta përdorni në mënyrë të mençur me ngjyra të tjera të forta, duke e shtuar ngapak, në mënyrë që të kontrolloni fortësinë e ngjyrës kryesore.
Portokalli
Portokallia e ka efektin plotësisht të njejtë sikurse e kuqja, por në masë më të vogël sepse kombinohet me energjinë e së kuqes dhe verdhës, e cila jep fat dhe gëzim. Nuansat e errëta të portokalles krijojnë një atmosferë të ngrohtë përderisa nuansat e portokalles së hapur, i japin hapësirave gëzim, dhe janë një zgjedhje shumë e mirë për dhoma e fëmijëve.
E kaltër
U jep hapësirave qetësi, harmoni dhe thellësi. Nëse e përdorni në dhoma të fëmijëve, duhet të dini që ajo ngadalëson sistemin nervor dhe prodhon një efekt qetësues, i cili përgatit trupin për gjumë. Ajo gjithashtu përmirëson përqendrimin, kujtesën dhe aftësinë e të mësuarit. Ajo mund të zbus dhomat e ndritshme dhe duke i dhënë hapësirës një ndjenjë te paqes dhe qetësisë. Në anën tjetër, disa tone të kaltrës, mund të krijojnë efekt të kundërt dhe mund të bëjnë hapësirën të ftohtë dhe të pakëndshme, sidomos për të fjetur.
E verdhë
Stimulon hapësirën dhe i jep ngrohtësi dhe gëzim. Me përdorimin e ngjyrës së verdhë, dhomat duken më të mëdha përderisa nuansat e forta krijojnë ngrohtësinë e nevojshme.