Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Problemet me gjëndrrat tiroide

Kam probleme me gjëndrrat tiroide. Si ta kontrollojë shtatzëninë?

Konsultohuni rregullisht me endokrinologun tuaj rreth gjendjes tuaj

Problemet me gjëndrrat tiroide mund të jenë rezultat i aktivitetit shumë të madh apo shumë të vogël.

Në të dy rastet, gjendja e funksionimit të gjëndrrës tiroide kontrollohet me përcaktimin e nivelit të hormoneve, të cilat i prodhon kjo gjëndërr – përcaktohen T3, T4 dhe TSH të lira, dhe në bazë të këtij rezultati vlerësohet nëse është e nevojshme apo jo terapia, respektivisht, rregullimi i nivelit të dozimit.

Ilaçet të cilat përdoren për këto probleme, nuk do te duhej të ndikojnë në zhvillimin e fetusit, por funksionimi i gjëndrrës tiroide tek bebi, duhet të kontrollohet menjëherë pas lindjes.

Prandaj mos e ndërpritni terapinë, konsultohuni rregullisht me endokrinologun tuaj dhe kontaktoni gjinekologun tuaj i cili e përcjellë shtatzëninë në lidhje me gjëndjen tuaj./bebaime.com/

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: