Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Si zhvillohen shqisat e foshnjes në barkun e nënës

Si zhvillohet shqisa e prekjes tek foshnjat gjatë kohës së qëndrimit në bark të nënës?

Hulumtimet kanë treguar se binjakët pa problem shohin njëri-tjetrin gjatë kohës që qëndrojnë në barkun e nënës

Shqisa e prekjes zhvillohet në javën e tetë të tremujorit të parë. Ndjeshmëria në prekje lajmërohet së pari në faqe, mandej zgjerohet në zonën e gjenitaleve (java e 10), pëllëmbë (java e 11), dhe shputa (java e 12). Në atë periudhë të shtatzanisë gjatë vizitës me ultrazë mund të vëreni nëse foshnja thith gishtin apo nëse prek pjesët tjera të trupit. Gjatë javës së 17 zhvillohet ndjeshmëria në prekje të abdomenit, ndërsa gjer në javën e 32 të gjitha pjesët e trupit të foshnjes në bark janë të ndjeshme në nxehtësi, në të ftohtit, në shtypje apo dhembje.

Cilat shije i njeh foshnja gjatë qëndrimit në barkun e nënës?

Shqisa e shijes tek foshnja në barkun e nënës, pjesërisht është e zhvilluar që në javën e 15 të shtatzanisë. Hulumtimet vërtetojnë që në atë periudhë foshnja në bark dallon shijen e lëngut amniotik, për dallim nga ushqimi i nënës (psh. shijen e hudhrës apo qepës).

A i ndjen aromat foshnja gjatë qëndrimit në barkun e nënës?

Hunda zhvillohet në mes të javëve 11 dhe 15 të shtatzanisë. Gjatë kohës së qëndrimit të saj në barkun e nënës e ndjen aromën e lëngut amniotik, i cili dallon nga aromat e ushqimit të nënës. Në lëngun amniotik janë zbuluar mbi 120 aroma të ndryshme të cilat i ndjen foshnja.

A ndëgjon foshnja në barkun e nënës?

Shqisa e ndëgjimit fillon të zhvillohet në javën e tetë të shtatzanisë. Në javën e 18 formohet veshi i mbrendshëm dhe nervat e trurit janë të zhvilluara mjaftueshëm ashtu që foshnja juaj ndëgjon të rrahurat e zemrës suaj. Rreth javës së 25 të shtatzanisë foshnja ndëgjon zërat e jashtëm, ndërsa gjer në javën e 27 fillon njohjen e zërave.

A mund të sheh foshnja gjatë kohës që ndodhet në barkun e nënës?

Shqisa e të pamurit zhvillohet e fundit dhe kapakët e syve janë të mbyllur gjer në javën e 26 të shtatzanisë. Në atë periudhë retina zhvillohet plotësisht dhe gjatë javës së 26 foshnja hap dhe mbyll sytë.

Megjithatë, madje edhe gjatë kohës kur i ka kapakët e syve të mbyllur, në retinën e syrit të foshnjes mund të depërtojë një sasi e vogël e dritës, e padëmshme, përmes lëkurës së nënës nëse ajo gjendet në dritë të fortë apo në diell.

/komuniteti