Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Si ta përballoni dhembjen nga humbja e foshnjes?

Është normale që do të jeni në shok, depresion, do ndjeni dhembje, faj, zemërim dhe do të ndjeheni të thyera e të lënduara kur humbisni foshnjen.

Ditët, javët, madje edhe muajt pas humbjes së foshnjes mund të jenë të mundimshëm dhe me vuajtje – madje edhe më shumë nëse është humbja e foshnjes nga shtatzënia e parë, apo nëse e keni planifikuar shtatzëninë me kujdes dhe keni menduar që gjithçka e keni bërë në mënyrë të drejtë.

Ose do të tërhiqeni në vetvete dhe do të jeni të thyera që të mos jeni në gjendje që të koncentroheni dhe të flini.

Nëse shumë njerëzve u keni treguar që jeni shtatzënë, me siguri tani po brengoseni se si do ti thuani lajmin të cilin e keni shumë të vështirë ta përballoni.

Ja disa gjëra të cilat duhet ti keni parasysh, përderisa kaloni përmes kësaj periudhe të mundimshme:

Duhet ta kuptoni që kjo që ndodhi nuk ishte faji juaj. Humbja e foshnjes apo komplikimet gjatë shtatzënisë mund të ndodhin në secilën shtatzëni. Flisni hapur dhe sinqertë me partnerin tuaj për këtë çfarë ka ndodhur dhe se sa ju ka prekur kjo. Mbani në mend, nuk egziston mënyra e drejtë apo e gabuar që të luftoni me dhembjen. Pranoni ndjenjat tuaja ashtu siç janë dhe mos e gjykoni vetveten apo partnerin tuaj nga mënyra e reagimit.

Jepini kohë vetes që plagët tuaja të shërohen. Mos e shtypni veten që ta tejkaloni vuajtjen shpejtë. Shërimi juaj do të jetë më i plotë nëse përballoheni me dhembjen. Ndoshta do të ndjeni dhembje përsëri në periudhën e terminit tuaj të lindjes apo ndonjë ngjarjeje të rëndësishme. Pas një kohe të caktuar, gjërat do të ndryshojnë dhe do të ndjeheni më mirë.

Mos punoni një kohë. Madje edhe nëse ndiheni mirë fizikisht, do të ju ndihmonte nëse nuk punoni një kohë. Duhet ti jepni vetes mundësi që me vetveten ti sqaroni gjërat dhe të bëni një pauzë nga rutina, kjo do të ju ndihmojë shumë që ti pranoni disa gjëra.

Mos prisni nga partneri të vuajë në të njejtën mënyrë. Edhe nëse ju duket që partnerin tuaj nuk e ka prekur humbja e foshnjes po aq sa juve, duhet ta kuptoni që meshkujt dhe femrat ndryshe nga njëri-tjetri e shprehin dhembjen. Përderisa femrat i shprehin ndjenjat e veta dhe kërkojnë përkrahje nga të tjerët, meshkujt shpesh mendojnë që do ti japin përkrahje partneres duke qenë të fortë. Mos e keqkuptoni partnerin nga mënyra se si sillet, se mos nuk brengoset për ju dhe për humbjen e foshnjes, dhe mos e fajësoni veten se përse nuk mund ta përballoni dhembjen sikurse ai. Ndani ndjenjat dhe nevojat tuaja me partnerin, por le ta ketë secili lirinë e tij ta zgjedh mënyrën se si do ta përballojë dhembjen.

Mos u mbyllni në vetvete. Edhe pse do ta keni të vështirë të flisni për këtë, nuk do të ndjeheni të vetmuara po qe se e ndani me dikë dhembjen tuaj dhe do të ju ndihmonte më shumë që ta tejkaloni këtë ndodhi. Do të habiteni se sa njerëz të afërt tuaj, kolegë, bashkëpunëtorë, e miq e kanë përjetuar ndonjë ngjarje të ngjashme me tuajën dhe mënyrën se si e kanë përballuar. Poashtu, ndoshta do të hasni në mirëkuptim dhe përkrahje nga njerëzit nga të cilët nuk e keni pritur. Dikush që nuk ka kaluar situatë të ngjashme me atë tuajën, nuk mund ta dijë se përmes çfarë situate jeni duke kaluar. Shumë njerëz dëshirojnë t`ju ngushëllojnë, por nuk dinë çfarë të ju thonë. Mos e merrni personale, nëse ju thonë diç të gabuar apo nëse nuk ju thonë asgjë.

Kërkoni përkrahje. Mund të kërkoni ndihmë profesionale tek këshilluesit, në mënyrë që ta tejkaloni me sukses situatën e dhembshme.

ega (10 vite më parë)
Zoti ishalla se provon kerkon se ishe shum e ron ase une nuk e harroj ase ni qaste vetm qka vjen e shtohet
* A & D * (10 vite më parë)
Eshte dhimbje e nuk shprehet dot,qe e ke sa te jesh gjall...mua me vdiq vajza para se ta lindi,tani kam vajzen tjeter gati 4muajsh por at dhimbje e kem ende te fresket. Lus zotin ashkush mos te provohet mw kte dhimbje :(
Frida Zaganjori (12 vite më parë)
kush e ka ba prove e di eshte e tmerrshme dhimbje qe nuk po sherohet, per mua po behen 6 muaj dhe perseri e kam shume te veshtire nuk po mundem ta kaloj jo qe ta harroj kjo kam frike se nuk do me kaloj kurr :(

/komuniteti