TRUPI JUAJ
Së pari lajmi i mirë: Një studim i ri pohon se gratë pas moshës 40 vjeçare të cilat kanë lindur foshnje pa ndihmën e ilaçeve të fertilizimit apo pa ndonjë asistim të teknologjisë reproduktive janë të prirura të jetojnë më gjatë. Pse? Një teori thotë që shkak është estrogjeni, i cili është prodhuar në gruan fertile ka efekte jetëgjata në zemër, kocka dhe organe tjera. Megjithatë, pak më shumë se 1 % e grave pas moshës 40-44 mund të lindin. Shanset për të ngelur shtatëzënë gjatë cilitdo muaj bien në vetëm 5 % pas moshës 40 vjeçare.
Se sa mirë do të shkojë shtatëzania dhe lindja në të 40tat, mvaret nga shumë faktorë, përfshirë këtu edhe nivelin e peshës suaj, shprehitë e juaja shëndetësorë dhe gjithashtu nëse për ju kjo është lindja e parë. Ankesa më e madhë gjatë shtatëzanisë në këtë moshe edhe lodhja.
Ndryshimet hormonale gjatë shtatëzanisë bëjnë që të gjitha gratë të ndihen të lodhura, por siç duket kjo është më e pranishme tek ato më të moshuarat dhe mund të jetë më e mundimshme nëse kanë ndonjë fëmijë tjetër për tu kujdesur.
Nëse keni fëmijë, mund të jeni më të prirura për të pasur hemoroide, presion në abdomen, presion në uterus dhe vagine, dhe gjinjë më të vyshkur se që kishit para 20 viteve, thjeshtë sepse muskujt në këto zona janë tërhequr. Ju mund ti minimizoni këto efekte duke u siguruar që të mos shtoni shumë kilograme në peshë gjatë shtatëzanisë, duke qenë aktive dhe duke ushtruar që të mbani muskujt e vaginës të fortë.
EMOCIONET E JUAJA
Ndërkohë që keni kaluar të 40tat, ju keni fituar një eksperiencë dhe maturi duke rritur fëmijë. Shanset janë që të jeni më të durueshme sesa që keni qenë në të 20tat. Por me siguri që jeni të brengosura.
Më së shpeshti degjojmë të thonë: Unë do të jem plakur derisa fëmiu të shkojë në shkollë. Prindërit e moshuar duhet të baraspeshojnë ndjenjën e humbjes së lirisë dhe spontanitetit me kënaqësinë e ndjenjës gjatë rritjes së fëmiut.
RREZIKU NDAJ FOSHNJES TUAJ
Rreth 1 në 3 të të gjitha shtatëzanive tek gratë e moshës 40-44 mbarojnë me abort spontan. Janë disa arsye: Veza mund të ketë qenë defekte, vija e mitrës mund të mos ketë qenë e hollë sa duhet, apo furnizimi me gjak në mitër mund të mos ketë qenë i mjaftueshëm për të filluar shtatëzaninë.
Rreziku nga placenta previa (ku placenta qëndron poshtë në mitër, duke bllokuar pjesërisht apo plotësisht hapjen e cervikut dhe duke krijuar një rrezik të lartë nga gjakderdhja) dhe nga rreziku kur e tërë placenta apo ndonjë pjesë ndahet nga muri mitrës. Foshnjet e lindura nga gratë në moshën mbi 40 vjeçare janë zakonisht më të vogla në peshë.
Rreziku nga lindjet me defekte kromozonale rritet nga viti në vit. Nëse lindni në moshën 40 vjeçare foshnja mund të ketë shanset 1 në 106 të lind me Sindromin e Daunit dhe 1 në 66 me ndonjë defekt kromozonal. Por në moshën 44 vjeçare, ky rrezik rritet rrespektivisht nga 1 në 38 dhe nga 1 në 26.