Që të siguroheni që foshnja juaj po përparon në mënyrë të drejtë, duhet të kontrollohen lëvizjet e saj çdo ditë.
Ja disa këshilla me ndihmën e të cilave mund të kontrolloni lëvizjet e foshnjes pas javës së 20 të shtatzënisë:
- Gjithsesi numëroni lëvizjet e frytit së paku një herë në ditë.
- Planifikoni numërimin në kohë të caktuar gjatë ditës, dhe përsëriteni çdo ditë, në kohë të njejtë.
- Duhet ti keni parasysh vetëm gjuajtjet me këmbë dhe lëvizjen e foshnjes. Lëvizjet e lehta të foshnjes nuk duhet numëruar. Në mënyrë që të bëni dallimin në mes të pastrimit të stomakut dhe lëvizjeve reale të foshnjes, mundohuni që ti numëroni lëvizjet rreth 2 orë pas ushqimit.
- Mund të shtriheni në anën e majtë (sepse është më mirë për qarkullimin tuaj) derisa numëroni.
- Shkruani kohën kur keni filluar të numëroni. Nëse foshnja është e shëndetshme, do të ndjeni rreth 10 lëvizje gjatë 50-60 minutave.