Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A mundet depresioni im ti bëjë dëm foshnjës sime?

Ndikimi depresionit në shtatëzani

Po, mundet, prandaj përkujdesuni që depresioni të jetë njëri nga problemet për të cilat do të këshilloheni me mjekun tuaj. Në rast se keni depresion nga të lehtë deri te ai i moderuar atëherë filloni me psikoterapi.

Në qoftë se depresioni ju parandalon që të bëni atë që duhet të bëni apo nëse ju bën të vuani, atëherë duhet të filloni që të merrni medikamente antidepresive. Edhe pse efektet negative të këtyre medikamenteve në foshnjën tuaj ende të palindur duket se janë fare të buta dhe komplikimet me serioze tejet të rralla, vendimi për marrjen e këtyre medikamenteve do të mvaret nga e kaluara e juaj dhe nga serioziteti i depresionit tuaj.

Mbani në mend se depresioni i patrajtuar përmban rreziqe serioze në vete, rreziqe të cilat vazhdojnë edhe pasi që foshnja të ketë lindur, duke ju bërë më të vështirë të keni lidhje të dashur me foshnjën tuaj, që të gëzoheni me të, që ti buzëqeshni, dhe duke ju shkurtuar gëzimin e të qenit nënë.

Të dhëna të reja rreth kësaj çështje arrijnë në mënyrë frekuente në literaturën medicinale. Mos ngurroni të flisni me mjekun tuaj.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------

Një grua e cila vuan nga depresioni gjatë shtatëzanisë mund të mendojë se e vetmja gjë që mund ta dëmtojë foshnjën e saj është ndonjë gjë të cilën ajo mund ta përbijë apo ta hajë. Rezultatet të cilat kanë dalur gjatë viteve nga studimet epidemiologjike dhe ato me kafshë tregojnë se çfarë u kemi thënë pacientëve tani deri më tani është e vërtetë: Kur jeni në depresion ju krijoni mbrenda organizmit disa kimikate tejet të dëmshme siç është hormoni i stresit kortisol.

Eshtë evident një përqindje më e madhe e aborteve gjatë tremujorit të parë tek femrat të cilat janë në depresion të rëndë. Depresioni dhe stresi i nënës shtatëzënë mund të ndikojë se si foshnja reagon ndaj stresit në jetën e saj për shembull foshnja do të jetë e prirur që më shumë të ndjej ankth dhe stres.

Në të njejtën kohë mbani në mend se gjenetika luan rol tek foshnja e juaj poashtu dhe ambienti, se a është duke u rritur në një familje përkrahëse dhe plot dashuri ndaj tij. Pasi që foshnjet fillojnë ta zhvillojnë trurin pasi që të kenë lindur, ato mund të mësojnë sjellje dhe gjëra të reja duke kompenzuar ndikimet që i kanë pasur gjatë shtatëzanisë.

Por prapësëprapë, në qoftë se keni depresion të theksuar, zbulimi i hershëm i sëmundjes dhe shërimi me kohë do të ndihmojë që të ul në minimum çfarëdo lloj rreziku të mundshëm ndaj foshnjës tuaj. Dhe përkundrazi nga çfarë mendojnë gratë shërimi nuk është më i dëmshëm se sa vete sëmundja. Jam plotësisht e sigurtë kur përshkruaj antidepresant seratonergjik (siç janë Prozac dhe Zoloft) për femrat të cilat kanë simptome të rënda të depresionit, bile edhe kur janë shtatëzëna dhe duke ushqyer me gjinjë.

 

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: