Gjakrrjedhja gjatë shtatzënisë shkaktohet për arsye të ndryshme, disa janë serioze dhe disa jo.
Disa gra mund të kenë gjakrrjedhje të lehtë apo pika gjaku në shtatzëninë e hershme – rreth kohës së ciklit menstrual – dhe ato mund të gabojnë duke e menduar se është cikël menstrual.
Kjo quhet “gjakrrjedhja e implantimit” e cila mund të shkaktohet nga veza e fekonduar në rreshtin e trashë të pasur me gjak. Përgjithësisht është më me ngjyrë të qelur se cikli menstrual tipik dhe zgjat vetëm një-dy ditë.
Ju mund të keni pika gjaku pas një PAP testi, testi vaginal apo marrëdhënieje seksuale. Kjo ndodh sepse do të ketë më shumë gjak në qafën tuaj të mitrës gjatë shtatzënisë.
Gjakrrjedhja mund të jetë shenjë e diçkaje të gabuar dhe serioze, siç është aborti apo një shtatzëni ektopike, e cila mund të jetë fatale.
Nëse vëreni gjakrrjedhje thërrisni mjekun tuaj, edhe nëse gjakrrjedhja ka ndaluar. Shumë gra të cilat kanë pak gjakrrjedhje gjatë shtatzënisë, lindin pa komplikime, por ju duhet të kryeni kontrollë për të parë nëse problemi është serioz.
Nëse keni gjakrrjedhje të vazhdueshme apo keni dhimbje të ashpër të çfarëdo lloji dhe nuk mund të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj, menjëherë thërrisni emergjencën.