Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A është e vërtetë se rrezatimi me X-valë (me rentgen) mund të shkaktojë defekte gjatë lindjes?

Nëse rrezatimi është tejet i fortë, atëherë po. Dhe është poashtu e vërtetë se sa më shumë ekspozim ndaj rrezatimit me rentgen gjatë shtatëzanisë, aq me rrezik është për foshnjën. Për këtë arsye ekspertët rekomandojnë që gratë shtatëzëna ti shmangin inçizimet e panevojshme me rentgen.

Nëqoftëse inçizimi me rentgen është më se i nevojshëm, atëherë sasia e rrezatimit është mbrenda kufinjve të padëmshëm (më pak se 5 rad, rad është njësia matëse e rrezatimit të absorbuar).

Kolegji Amerikan i Obstetrisë dhe Gjinekologjisë rekomandon që gratë shtatëzëna të kenë kontrollet e domosdoshme me rentgen kur ka nevojë, por mjekët poashtu të përdorin dhe metodat tjera kur kjo gjë është e mundëshme. Kështu që një grua shtatëzënë mund ta shtyej kontrollin e saj dental me rentgen gjer sa të arrijë foshnja, por ajo të jetë e sigurtë për ta bërë një inçizim të nyjës së këmbës me rentgen në rast se e ka lënduar.

Për ta minimizuar ekspozimin e panevojshëm ndaj rentgenit dhe rrezeve X, gratë duhen gjithnjë të paralajmërojnë mjekët dhe dentistët për faktin se janë apo mund të jenë shtatëzëna.

/komuniteti