Mvaret. Disa antibiotik janë të padëmshëm për tu marrë gjatë shtatëzanisë, ndërsa ca të tjerë paraqesin rrezik për zhvillimin e foshnjës, dhe ngrejnë me vete një numër të madh vështirësish të cilat mund të pasojnë pas kësaj.
Kur një medikament bjen në këtë kategori, është pse nuk ka shumë informata për rrezikun e mundëshëm të medikamentit dhe prandaj medikamenti duhet të studiohet me kujdes për shkak të efekteve të dëmshme që mund të këtë ndaj personit që e përdor.
Me fjalë të tjera, nëse jeni i sëmurë dhe nëse antibiotikët janë gjëja e vetme e cila do të ju shërojë, ju do të duhej ti mirrni edhe pse janë rrezik potencial për foshnjen tuaj. Në disa raste, mos shërimi i sëmundjes suaj është më i rrezikshëm për foshnjën tuaj se sa ekspozimi i tyre ndaj antibiotikëve.
Për më shumë, si me çdo medikament, padëmshmëria e një antibiotiku mvaret jo vetëm nga karakteristikat personale të ilaçit por edhe në faktorët se sa shumë e mirrni, sa gjatë e mirrni, dhe në cilin stadium të shtatëzanisë gjendeni.
Me aq shumë antibiotik në treg, është e pamundur që ti shqyrtojmë që të gjithë këtu. Por antibiotikët e zakonshëm të cilët janë të konsideruar si të padëmshëm për shtatëzaninë janë penicilinët (siç janë amoxicilin dhe ampicilin), cephalosporinët (siç janë cephalexin), dhe erythromycin.
Disa ekspertë dyshonin se medikamenti i quajtur metronidazole (e cila përdorej për shërimin e disa infektimeve vaginale siç janë trichomoniasis dhe bacterial vaginosis, dhe poashtu ca infektimeve të tjera) shkaktonte defekte gjatë lindjes. Hulumtimet e reja nuk e përkrahin këtë teori, dhe tani konsiderohet si i padëmshëm për përdorim në shumicën e rasteve.
Nëqoftëse keni infektime të përsëritura të traktit urinor dhe nëqoftëse infektimi ju depërton në veshkë, mjeku juaj do të mund të ju rekomandojë që të mirrni nitrofurantoin (emri i shitjes në treg Macrodantin ose Macrobid) për tërë kohën sa të jeni shtatëzëne për të shmangur edhe ndonjë infektim.
Ju duhet ta ndërpreni marrjen e këtij medikamenti diku pas 36 javësh (ose menjëherë në rast se filloni punë të parakohshme) sepse ka një rrezik të vogël që ti shkatrojë qelizat e kuqe të gjakut të foshnjës tuaj në rast se e mirrni në ditët e para të lindjes.
Trimethoprim është përbërës i cili gjendet në medikamentet të cilat përdorën për shërimin e infektimeve të kanalit urinor siç janë p.sh. Bactrim dhe Septra. Trimethoprim nuk është zgjedhje e shëndetshme gjatë shtatëzënise sepse i bllokon efektete e acidit folik. Acidi Folik është me rëndësi kruciale gjatë shtatëzanisë sepse zvogëlon rrezikun e dëmtimeve të trurit dhe defekteve tjera gjatë lindjes.
Nëqoftëse nuk keni zgjedhje tjetër dhe duhet të mirrni patjetër njeren nga këto medikamente, atëhere përkujdesuni që të mirrni dhe vitaminat e para lindjes, poashtu. Hulumtimet tregojnë se marrja shtesë e Acidit Folik në sasi prej së paku 400 miligram (vitaminat e para lindjës përmbajnë dyfishin e kësaj sasie) mund ti çliroj efektet bllokuese të Trimethropimit.
Antibiotikët të cilët duhet ti shmangni plotësisht gjatë shtatëzanisë janë streptomycin (i përdorur për shërimin e tuberkulozës), i cili mund të shkaktojë humbjen e të dëgjuarit tek foshnja juaj, dhe tetracycline (duke përfshirë këtu minocycline, oxytetracycline, dhe doxycycline) të përdorur për shërimin e akneve dhe infeksioneve të frymëmarrjes. Nëse merrni tetracycline në tremujorin e dytë ose të tretë, mund të ja humbas ngjyrën e dhëmbëve të foshnjës tuaj.