Ne të gjithë e dijmë që duhani shkakton probleme me placentën, redukton peshën e foshnjes dhe dëmton kuotën e inteligjencës IQ. Por konsumimi i duhanit i dorës së dytë nuk e dijmë me saktësi nëse paraqet rrezik për ju dhe foshnjen tuaj. Por nëse përdorimi i duhanit në përgjithësi është i dëmshëm, atëherë është ide e mirë që të jeni të kujdesshëm.
Edhe nëse ju nuk jeni duhanpirëse, disa ndotës të duhanit do të ju hyjnë në gjak gjatë frymëmarrjes. Sa më shumë që të qëndroni me duhanpirës aq më shumë ndotës do të absorboni.
Studimet kanë treguar që gratë shtatëzëna që i janë ekspozuar duhanit të njerëzve që i rrethojnë ato, ndonjëherë kanë lindur foshnje me peshë më të vogël se sa ato që nuk i janë ekspozuar.