Ja ku janë ca këshilla që do të ju ndihmojnë që foshnja juaj të flejë me mirë.
Zhvilloni dhe përmbajuni orarit të fjetjes gjatë natës
Nëqoftëse nuk e keni krijuar ritualin e kohës së gjumit deri më tani, filloni menjëherë ta bëni këtë gjë.
Rutina e kohës për të fjetur do ta qetësojë foshnjën tuaj dhe do ta bëjë gati për të fjetur dhe në këtë moshë ai më të vërtetë do të këtë dëshirë që të merr pjesë në gjithë këte.
Çfarëdo që të jetë rutina juaj, qoftë ajo larja e foshnjës suaj, lozja e qetë me lodra, përgatitja e tij për të fjetur, leximi i ndonjë përalle apo këndimi i ndonje ninule, perkujdesuni që ta bëni në të njejtin rend dhe në të njejtën kohë. Foshnjat kanë qejf të kenë rregulla dhe orare në të cilat mund të mbështeten.
Mbani foshnjën tuaj në orar konsistent
Që të dy do të keni shumë dobi nga orari i caktuar gjumit të natës dhe i dremitjeve gjatë ditës. Kjo nuk do të thotë se foshnja juaj duhet të hajë drekën në ora saktësisht 12.15 për çdo ditë, por do të thotë se do të duhej që përafërsisht ti përmbaheni një orari paracaktuar. Nëqoftëse dremitjet, të ushqyerit, të luajturit, dhe përgatitjet për shtrat janë në të njejtë kohe për çdo ditë, atëherë ka gjasa që ai të flejë shumë më lehtë.
Mësoni foshnjën tuaj që të flejë vetë
Që të dremis mirë dhe të flejë mirë gjatë natës në këtë moshë, foshnja juaj duhet të mësojë që të flejë vetë. Provoni ta shtrini për të fjetur kur është i përgjumur, që të mësohet. Nëqoftëse qan, atëherë për hapin tjetër vendosni ju vetë. Patjeter pritni pak për disa minuta për të parë se a është më të vërtetë i shqetësuar apo vetëm pak sa i emocionuar dhe duhet pritur ca deri sa të qetësohet.
Provoni që ta vëni në gjumë ca me herët
Nëqoftëse foshnja juaj është mësuar që të flejë në ora 8.30, dhe papritmas fillon që të zgjohet gjatë natës, provoni që ta veni në gjumë ½ orë më herët. Çuditërisht, ai do të fillojë të flejë më rehatshëm gjatë natës.
Praktikoni 'të Çliruarit'
Fëmijët që janë duke mësuar që të ulen dhe të ngriten, mund të ushtrojnë shkathtësitë e tyre të reja gjatë natës në shtrat kur janë duke fjetur dhe mund të mbetet i ngjitur me shpinë në pozitë të drejtë. Nëqoftëse kjo gjë i ndodh dhe fëmijës suaj, atëherë do të duhet që ta mësoni fëmijën tuaj që ta shlirojë shpinën e tij dhe të shtrihet lirshëm.
Provoni për 2 ose 3 javë që ta ndihmoni të ushtrojë 'të çliruarit', jo patjetër në shtrat por çdokund që qëlloni së bashku gjatë ditës. Bëjeni si lojë, uleni, ngriteni në këmbë dhe pastaj përsëri shtrijeni në tokë. Bëjeni të njejtën gjë me të ndenjurit në këmbë, duke ndihmuar fëmijën tuaj që të ulet dhe pastaj inkurajoni që ta bëjë vetë këtë gjë.