Stafi i trajnuar dhe i kualifikuar është një përparësi që e kanë qendrat, në krahasim me dadot dhe ofruesit e shërbimit të kujdesit në shtëpi, të cilët jo gjithherë e kanë arsimimin e specializuar.
Punëtorët e qendrës së kujdesit ditor duhet të jenë të arsimuar, me së paku dy vite kolegj, përvojë në zhvillimin e fëmijëve të vegjël (edhe pse shumë shtete nuk e kërkojnë këtë), dhe trajnimet dhe emergjencat tjera. (Në disa shtete edhe ofruesit e kujdesit në shtëpi mund të marrin licencë, nëse ata trajnohen për CPR, ndihmën e parë të fëmijëve, dhe/ose arsimimin e hershëm të fëmijëve.) Vëreni se si stafi ndërvepron me fëmijët.
Kujdestarët duhet të jenë të përgjegjshëm, entuziastë dhe të përgatitur mirë. Kërkoni për staf që i ndan mendimet me juve lidhur me gjumin, disiplinën, të ushqyerit dhe çështjet tjera të kujdesit. Kujdestarët e mirë do të shtrojnë pyetje të hollësishme lidhur me shëndetin dhe kujdesin për fëmiun tuaj, për të vendosur nëse qendra e tyre është e duhura për juve.
Sigurohuni që qendra të ketë staf të mjaftueshëm në mënyrë që fëmiu juaj të ketë vëmendjen dhe kujdesin që i duhet. Proporcioni i kujdestareve me fëmijët mund të dallojë, varësisht nga madhësia e grupit. Këto rregulla janë rregullat në disa vende:
- Për foshnje, raporti është një kujdestare për tre fëmijë në një grup prej gjashtë foshnjash, një për katër në grup prej tetë foshnjash.
- Për fëmijë (12 deri 24 muaj), raporti është 1:3 për gjashtë fëmijë, 1:4 për tetë fëmijë, 1:5 për dhjetë fëmijë, dhe1:4 për 12 fëmijë.
- Për fëmijë mes 24 dhe 36 muaj, raporti duhet të jetë 1:4 për një grup me tetë fëmijë, 1:5 për grupin me dhjetë dhe 1:6 për një grup me 12.
Kini parasysh që qendrat nuk kërkohen t’i zbatojnë rekomandimet, kështu që pyesni për secilën prej qendrave cili është proporcioni dhe vendosni nëse kjo është në rregull me juve. Një qendër e mirë do t’i mbajë grupet e fëmijëve të vogla pa marrë parasysh sa punëtor ka, për të inkurajuar ndërveprimin dhe zhvillimin. Kërkoni për një qendër me beneficione të mira për stafin.
Qendrat që i paguajnë mirë punëtorët e tyre dhe ju japin pushim, sigurim shëndetësor dhe lehtësime për arsimim, për shembull, ka më shumë gjasa që të ketë kujdestare që do të qëndrojnë më gjatë. Qarkullimi i ulët është çelësi për të siguruar konsistencën, kujdesin stabil për fëmiun tuaj.
Thelbi: Nëse nuk shihni se stafi është i trajnuar, dhe ata duken të tej-ngarkuar ose nuk rrinë gjatë aty, qendra nuk është për ju.