Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Kur është fëmija i sëmurë për të shkuar në qendër?

Qendrat e kujdesit dhe fëmijët

Fëmijët në qendrat e kujdesit ditor kanë më shumë gjasa që të sëmuren për shkak se janë në rrethin e më shumë fëmijëve më shpesh. Dhe shumica e prindërve do të pajtohen se fëmijët e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi deri sa të mos e kalojnë fazën e përhapjes së sëmundjes. Duket e thjeshtë? Nuk është.

Për një arsye, shumica e sëmundjeve janë ngjitëse një ditë apo dy para se fëmijës t’i shfaqen simptomat e dukshme. Kështu që deri kur ju ta kuptoni se fëmiu juaj është sëmurë, ai tashmë ndoshta e ka përhapur sëmundjen tek fëmijët tjerë. Plus, nuk është çdo herë e lehtë që të thuhet nëse gjendja e tij është ngjitëse. Një skuqje, për shembull, mund të jetë reaksion alergjik në diçka – ose shenjë e sëmundjes.

Shumica e vendeve të kujdesit ditor kanë një listë të rregullave, me të cilën ju ndihmohet prindërve dhe kujdestareve që nganjëherë të marrin vendime konfuze lidhur me atë nëse fëmija i tyre duhet të qëndrojë apo të kthehet në qendër.

Mbani fëmijën tuaj në shtëpi nëse i ka këto shenja:

• Temperatura, irritimi, letargjia, të qarit e vazhdueshëm, ose frymëmarrja e vështiruar. Të gjitha mund të jenë shenja të sëmundjes.

• Sëmundje të kanaleve të sipërme të frymëmarrjes si bronchiolitis ose influenza. Ftohja e zakonshme, në anën tjetër, nuk mund të jetë arsye për të qëndruar në shtëpi.

• Diarrea (barkqitja). Diarrea që nuk mund të ndalet nga pelenat dhe përdorimi i rregullt i toaletit është shenjë që duhet ta mbani fëmiun në shtëpi.

• Jashtëqitja me gjak ose jashtëqitja me mukozë. Këto mund të jenë shenja të një infeksioni viral apo bakterial (Telefononi mjekun tuaj!)

• Vjellja.

• Skuqja e lëkurës. Kjo është shenjë për ta mbajtur fëmiun tuaj në shtëpi përveç kur e dini të sigurt që kjo nuk ka të bëjë me ndonjë infeksion (për shembull, nëse e dini që është reaksion pasi që ka ngrënë dredhëza). Nëse skuqja e fëmiut tuaj nuk ka të bëjë me temperaturë ose simptome tjera, ai mund të jetë në gjendje të shkojë në qendër nëse rregullat e lejojnë.

• Lia. Fëmiu juaj nuk është më përhapës i infeksionit pasi që të gjitha pezmatimet të jenë tharë dhe shtresuar.

• Puçrrat e lëkurës (Impetigo). Fëmijët me këtë sëmundje të lëkurës nuk janë më infektues, pas 24 orë trajtimi me antibiotik.

• Zgjeba (Scabies). Pasi që të jetë trajtuar me insekticid të ditës nuk është më ngjitëse.

• Koniuktiviti bakterial (skuqja e syve) dhe sekrecioni i verdhë nga sytë. Nuk është më ngjitës pas 24 orë trajtimi me antibiotik, por shumica e qendrave nuk i lejojnë të vijnë fëmijët me sekrecion të verdhë në sy. Fëmijët me sy të skuqur, të lagësht nga alergjitë nuk janë infektues, dhe duhet të lejohen të vijnë në qendër, pasi që gjendja e tillë mund të zgjasë për një kohë.

• Pezmatimi i fytit. Zakonisht nuk është ngjitës 24 orë pas trajtimit me antibiotik.

• Infektimi i gojës që shkakton jargë të tepërta. Prisni deri sa mjeku juaj të thotë që nuk është ngjitëse para se ta ktheni fëmiun tuaj në qendër.

• Morrat. Fëmiu juaj mund të kthehet pasi që të jetë trajtuar si duhet.

Pos mbajtjes së fëmiut tuaj në shtëpi kur të jetë sëmurë, higjiena e mirë duhet të bëhet paralelisht me parandalimin e përhapjes së infeksionit. Larje e shpeshtë dhe e kujdesshme e duarve është e rëndësishme për fëmiun tuaj – dhe stafin e qendrës dhe fëmijët tjerë.

Kjo është posaçërisht e rëndësishme pas ndërrimit të pelenave, fryrjes së hundës, dhe pastrimit të lëngjeve të trupit (urinës, jashtëqitjes, flegumit) dhe para përgatitjes së ushqimit.

 

/komuniteti