Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Çfarë të bëni nëse fëmija qan kur e lëshoni në kopësht?

1. Tregoni hapat

Kur fëmijët e dinë se çfarë do të ndodhë, janë më të sigurt dhe më të qetë. Tregojuni atyre paraprakisht ku do të shkojnë dhe çfarë do të bëjnë.

2. Merrni me vete një lodër

Një lodër e preferuar me vete bën fëmijët që të humbin mendjen apo të qetësohen.

3. Mbani një orar strikt

Mundohuni të vendosni orare fikse kur e çoni dhe kur e merrni fëmijën nga kopshti. Kjo strukturë ndihmon fëmijën të organizohet dhe të krijojë siguri tek familjarët.

4. Putheni dhe ikni

“Mos ikni fshehurazi!” thonë ekspertët “sepse kështu fëmija mëson të mos ketë besim tek ju”. Thoni “mirupafshim” pastaj ikni.

5. Çlironi stresin

Prindërit ndonjëherë ndjehen në faj që po i lenë fëmijët në kopsht dhe fëmijët mund ta ndjejnë këtë ankth. Prindërit duhet të jenë ata që të tregohen të qetë fillimisht që dhe fëmija të jetë i qetë.

6. Mos kërcënoni

Kërcënimet rritin më shumë stresin tek fëmija, ndaj hiqini ato fjalitë “nëse qan përsëri sot…”. Mundohuni ta kuptoni dhe ta ndihmoni fëmijën tuaj në këtë përvojë.

7. Shmangni rryshfetet

“Nëse nuk qan, do të të sjell akullore kur të të marr”. Kjo mund të funksionojë ditën e parë, por më pas fokusi është te akullorja dhe çdo ditë fëmija pret të njëjtën gjë.

8. Mbylleni mirë

Kur e merrni fëmijën nga kopshti, tregojini vështirësitë e mëngjesit dhe përgëzojeni që ia doli të qëndronte mirë në kopsht.

9. Konsideroni ndonjë ndryshim

Nëse i keni provuar të gjitha dhe fëmija juaj vazhdon të qajë, atëherë mund të ketë ndonjë problem lidhur me kopshtin. Konsideroni mënyrën e komunikimit të mësueses dhe grupin e fëmijëve.

Përgatiti: Elona Çeço

/komuniteti