Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Dhembet me thehen lehte!

Pershendetje jam 27 vjeqare nene e dy femijeve deshta te ju pyes pse me thehen dhembt shum leht ndodh qe edhe buk tu ngren me thehen per qka mundet me ndodh?!

Drenusha Ferati (10 vite më parë)

Dr. Xheladin Sh. Ujkani - stomatolog
Stomatologu përgjigjet
Dr. Xheladin Sh. Ujkani

Përshëndetje e nderuara Znj. Ferati,

Dhëmbët mund të jenë dobësuar në strukturë shkaku i mungesës së materieve minerale e vitaminave, por edhe si rezultat i prishjes së tyre (kariesit) që mund të ketë filluar para, gjatë dhe pas kohës së shtatëzanisë. Është mirë ta vizitoni edhe stomatologun, në mënyrë që të bëhet vlerësimi i drejtë – saktë i gjendjes, përkatësisht i shqetësimit, problemit që ju keni me dhëmbët. Po ashtu, ju rekomandoj që përveq vizitës, të konsumoni sa më shumë ujë, produkte të qumshtit, pemë e perime të freskëta, të cilat përmbajnë Ca (Calcium), mineral i nevojshëm për fortësimin e strukturës së dhëmbit. Falemnderit !

/komuniteti