javë pas jave
Përshëndetje e falemnderit e nderuara Znj. Shqipe,
Era jo e mirë, apo e keqe e gojës, vjen si rezultat i shumë faktorëve, duke filluar nga dhëmbët e prishur, pezmatimi i mishit të dhëmbëve, urat apo protezat e vjetra e deri te pllombat e zeza(amallgamit). Veq këtyre faktorëve, në erën e keqe të gojës ndikojnë edhe problemet me lukthin, mushkritë, por edhe me sinusët e bajamet. Në rastin tënd, si duket kemi të bëjmë me grumbullimin e ushqimit ndërmjet dhëmbëve apo në hapsirat ndërmjet mishit (gingivës) dhe dhëmbëve. Si rezultat i higjienës jo të mirë, pastrimit jo të rregullt dhe jo të duhur të dhëmbëve, kemi pasur grumbullim të ushqimit, e pastaj formim të pllakut dhe gurëzve. Ju duhet ta vizitoni -stomatologun dhe ti pastroni dhëmbët në klinikë (ti largoni depozitimet e buta dhe të forta nga dhëmbët). Pas këtij pastrimi kërkoni nga stomatologu t’ua bëjë demonstrimin e drejtë të pastrimit të dhëmbëve dhe kjo pastaj të bëhet shprehi edhe në shtëpi nga ana juaj.
Falemnderit!
Pershendetje, kam nje pyetje, me cfare menyra eliminohet era e gojes? E verrej qe kohen e fundit e ndjej po ashtu dhe mishi i dhembeve me dhemb non stop, i pastroj dhembet, s`di cfare te bej?! Nje keshille e juaja do me ndihmonte. Ju faleminderit.