Prishja e dhembeve
Umi D. &. R
(11 vite më parë)
Përshëndetje
Fëmijët në këtë moshë kanë dhëmbë shumë të ndjeshëm. Higjena e gojës për to është e domosdoshme. Ka raste tek të cilat hekuri mund të ndikojë dhe në shfaqjen e pikave që po më thoni. Do tju rekoandoja të kryenit një kontroll tek mjeku pediatër. Do të këshilloja gjithashtu ti pastronit dhëmbët e fëmijës suaj me garzë shumë pak të lagur, pasi kjo do të ndihmojë në pastrimin e tyre. Nëse do të vini re se problemi vazhdon të jetë i njëjtë atëherë do të këshilloja të drejtoheshit tek mjeku stomatolog.
Gjithë të mirat.
Pershendetje djali im ka 3 vjet e 9 muaj, qe prej dy viteve filloi prishja e dhembeve. Ne dhembet e fundit i jane bere vrima te zeza dhe kohe pas kohe i vjen ere e rende djalit nga goja, qka me keshilloni?