Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Rreth dhemballes se infektuar

Pershendetje dr. Renata, cfare ndodh kur heq nje dhemballe te infektuar? a mund te zgjase dhimbja 3 jave pas heqjes? pas tkurrjes se mishit a ndodh qe bien pjese te nofulles (si kocka te vogla) apo jane rrenje te dhemballes sepse ajo gjate heqjes u thye. Une i dalloja me sy ne pasqyre  thosha jane rrenjet e dhemballes, stomatologia qe hoqi dhemballen thoshte jane pjese e nofulles. Kisha dhimbje te tmerrshme derisa ato pjese kocke raten vete. Pres pergjigje faleminderit.

Esi Shahu (12 vite më parë)

Dr. Renata Pulja - mjeke - stomatologe
Stomatologu përgjigjet
Dr. Renata Pulja

Përshëndetje Esi,

Kur një dhëmbë, panvarësisht se kush prej tyre është i infektuar, duhet që dy ose tre ditë përpara heqies të përdoret antibiotik. Më pas rivlerësohet gjendja e infeksionit dhe nëse gjykohet e arsyeshme, proçedohet me heqien e tij. Gjatë heqieve të vështira apo dhe kur dhëmbi është shumë i dëmtuar, ndodh që rrënja të thyet. Kur vendi ku është thyer rrënja nuk pastrohet ashtu siç duhet, atëherë me kalimin e kohës pjesët e mbetura dalin vetvetiu. Deri në daljen e tyre ka dhe dhimbje siç dhe ti e ke përjetuar. Por në momentet kur dhimbja të vazhdonte do të ishte mirë të shikohej nëpërmjet grafisë se çfarë nuk shkonte me problemin tënd, në mënyrë që të ndërmerreshin hapat e nevojshëm për qetësimin e situatës. Do të këshilloja që tani të kryesh një grafi dhe të drejtohesh dhe për një konsultim tek mjeku stomatolog.

Gjithë të mirat.

Nesha (12 vite më parë)
Pershendetje Dr.Renata desha te pys per nje dhembe qe kam hequr ,kam dhimje te mishit qe 3 dite dhe me ka mbetur nje pjese nu me eshte mbyllur vrima me duket si vjam .Cfare me keshilloni? per momentin jam duke perdorur nje sprej dezinfektues.Pres pergjigjjen tuaj faleminderit.

/komuniteti