Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Vajza me frikesohet!

Pershendetje Dr,e kam vajzen 2 vjet e gjys eshte nje vajz e shendosh flet mire dy gjuhet shqip dhe gjermanish tani ka fillu edhe anglisht nga pak ngjyrat numrat e disa fjal te gjësendeve,eshte fmi shum i qet por problemi eshte qe njo 1 jav ja ka nis shum po frigohet edhe diten nuk hyn ne dhom me lujt pa mu.edhe ne qerdhe e njejta gja i ka ndodh me ka tregu edukatoret Bile sot me than ja filloj me qajt me te madhe edhe ju drejtojke me gisht tu then jo jo Anga ik ik.prap e njeta gje i ka ndodh edhe sante u zgju prej gjumit tu qajt me lot.vajza nuk shiqon tv shum ndonjeher rrall po me prezencen ton.ju lutem me ndihmoni si te ja bej apo si te sillem me te.un e kam marr afer vetit e i kam tregu qe nuk ka nevoj me u frigu po prap e njejta gje i ndodh.

T L (9 vite më parë)

Blerina Halilaj - psikologe
Psikologu përgjigjet
Blerina Halilaj

Pershendetje e dashur,

Kjo eshte pjese normale e zhvillimit dhe ju ndodh disa femijeve prej 18 muajsh. Natyrisht eshte shume e rendesishme perkrahja dhe qendrimi afer vajzes si dhe menyra e reagimit tuaj si nene, para se te hyje ne detaje te lutem shume per te kuptuar a eshte ankth nate apo terror i nates te cilet femijet mund te perjetojne me pershkruaj gjate nates si reagon dhe nese e mban mend te nesermen se qfare ka ndodhur? Po ashtu mundohu te kujtohesh nese koheve te fundit ka ndodhur ndonje gje, ndonje ndryshim ne menyren e jeteses edhe pse nuk eshte domosdoshmerisht e lidhur me kete?

Faleminderit shume, pres pergjigjen tuaj.

T L (9 vite më parë)
Faleminderit shum per pergjigjien e nderuar,deri para 2 jave gati qdo or eshte zgju duke qajt nuk ishte ne gjum dhe bente me gisht kah dera duke thene jo jo Angha ik ik.e njejta ka ndodh edhe diten ka pas rast qe kam shku ne kuzhin me pregadit diqka ka vrapu mbas meje nuk ka pas shanc me nejt vet ne dhom per veq kur ka qen burri ne shpi dhe gjithmon edhe ne dhom te pritjes na ka qendru afer sikur kur frigohet me u end a po me lujt neper dhom.Tani qe 2 jav eshte permisu nuk eshte zgju naten mirpo duhet un me shku me ra ne shtrat me te deri sa te zen gjumi.Nga meraku kam kerkuar ne Google se qfar eshte Angha ishte nje krijes vertet e tmershme.Mundeni edhe ju me kerku dhe e shiqoni vet se qfar ishte Angha.Sa i perket ndryshimit ne ne familje nuk kemi pas ndonje ndryshim te madh perveq qe e kemi ndrru vendbanimin dhe banesen.Ne familje kemi harmoni kuptohemi shum mire te gjith.Per momentin tani vajza eshte mire luan eshte shum e gjall flet d gjuhet shqip e gjermanisht shum mire tani ka fillu edhe anglishtja po i intereson ngjyrat numrat e shum fjal ne anglisht i ka msu prej vajzes te madhe.qfar me sugjeroni te bej nese i perseritet ta dergoj te psikologu? Faleminderit Tija.

/komuniteti