Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Ne lidhje me gjumin e bebes

Pershendetje e nderuar. Femija im ka gati 8 muaj dhe cdo her flej bashk me te sepse naten kerkon t'i jap gji dhe lodhem me pak kur e kam afer vetes. Kam deshir shume t'ia humb kete shprehi sepse sidomos kohen e fundit kur te fle ai me duhet qe edhe une te flej bashk me te dhe jo vetem kjo por gjate tere nates vetem gjirin kerkon, nuk mundem asesi ta shmang sepse fillon te qaj nese nuk I afrohem. Di qe eshte dashur nga fillimi te mos e mesoj keshtu por a ka ndonje menyre dhe a eshte von tani tua humb kete shprehi? Falemnderit

(11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje e dashur!

Femija dhe nena kane nje lidhje shume te forte me njeri tjetrin.Gjiri naten kerkohet edhe thjesht si mjet sigurie,ne sensin qe femija te ndjehet sa me i sigurte dhe kontakti me gjirin ia jep kete siguri.Ndodh qe vete nena ne menyre te pavetedijshme nuk do qe ta largoje femijen nga gjiri sepse eshte nje mjet qe e kenaq dhe i jep siguri sic te thashe edhe me siper.

Eshte mire qe ta mesosh te flere ne krevatin e vet,te flere dhe te zgjohet ne te njejtin vend ku ka rene per te fjetur dhe jo ne krahet e nenes sepse kjo i jep nje ndjenje stabiliteti pra nje ambient te vetin,te qendrueshem.Kur zgjohet duke qare dhe kerkon prezencen tende afrohu duke i folur embel,por gjithmone duke e lene ne krevat.Gjiri nuk eshte i vetmi mjet per ta qetesuar,perkedhele,kendoji,fol me te.Perserite kete veprim sa here qe zgjohet dhe avash avash zgjimet dhe te qarat naten do te pakesohen.

Te uroj gjithe te mirat!!

/komuniteti