Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Belbezimi

Ka 3 her qe po te bej pyetje por nuk po me pergjigjeni.ndoshta nuk keni koh.kam djalin e motres 6 vjeq dhe nga mosha 3vjeqare ka filluar te belbezoje.ndonjeher flet mir ndonjeher prap i kthehet,po e dergojm tek logopedja por qe 5muaj nuk po ka sukses.a eshte logopedja drejtimi i duhur apo duhet ta dergojm diku tjeter.pres pergjigjen tuaj me padurim.faleminderittt

Lejla Alihoxha (11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje e dashur!

Ne radhe te pare me fal per vonesen ne pergjigje por sic e the edhe me siper kam qene e zene me disa gjera te miat.

Persa i perket shqetesimit qe keni, duhet te dini qe belbezimi nuk zgjidhet kaq shpejt, do kohen e vet dhe 5 muaj nuk jane shume. Ne pjesen me te madhe te rasteve belbezimi shfaqet ne moshen nga 3 deri ne 7 vjec, sic ju ka ndodhur edhe ju me nipin. Kerkime te fundit tregojne se belbezimi eshte me shume nje shqetesim neurologjik se psikologjik primar, i cili prek nje pjese te trurit qe ka te beje me degjimin dhe gjuhen. Nuk eshte vetem nje problem i verbalizimit te fjales por prek edhe anen emotive, te sjelljes dhe te komunikimit. Logopedisti eshte figura e referimit per crregullimet gjuhesore. Nderhyrja psikologjike shihet e nevojshme per ato paciente tek te cilet seancat e shumta tek logopedisti nuk japin rezultatin e deshiruar. Atehere dyshohet se belbezimi fsheh probleme psikologjike. Megjithate keshillohet edhe nje terapi e kombinuar, pra logopedist edhe psikolog. Flisni me logopedistin qe ndjek nipin tuaj persa i perket arritjeve ose perparimeve qe ka bere, sado te pakta te jene, dhe nese nuk ka edhe sipas mendimit te logopedistit atehere kerkoni bashkepunimin edhe te nje psikologu ose te nje neuropsikiatri infantil.

Te uroj gjithe te mirat!

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: