Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Futja e gjesendeve ne goje nga vajza 3 vjet e gjysem

Pershendetje Doktoresh,kam vajzen 3 vjet e gjys eshte nje femij i shendosh dhe e zhvilluar mire deri tani, por problemi eshte se qe nje koh te gjat ajo i fut gjerat ne goj psh lodra a po qfardo qe te ket ne dor un ja largoj gjesenet nga dora pas disa minutave ajo fut gishtrinjet ne goj,dhembet i kan dal te gjith nuk e di arsyen pse e ben ket gjest...dhe dua te cek qe eshte nje femij i qet dhe i ndegjushem ket shprehi me par nuk e ka pas tash von ja ka fillu qe nja 2 muaj..Qfar mendoni pse e ben vajza ime ket gjest,si duhet te sillem me te qe ajo ta harroj. Faleminderit Tija

T L (11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Tija!

Aktiviteti oral per femijet e vegjel eshte burimi i pare i kenaqesise dhe kjo pjese nuk humbet totalisht me kalimin e viteve. Behet si nje lloj rituali qe te jep kenaqesi, siguri dhe ngushellim sidomos ne periudha stresi. Mundohu te kuptosh nese eshte nje menyre ngushellimi ose relaksimi ndaj situatave te caktuara. Ta qortosh sherben pak. Duhet me qetesi te vesh ne dukje se keto sjellje jane tipike te femijeve te vegjel dhe se ajo nuk eshte me e vogel por po rritet. Mund te jete e dobishme ti japesh nje cmim te vogel sa here qe kalon disa ore (qe i caktoni te dyja bashke se sa ore) pa futur gje ne goje. Mund te jete fillimi i shkeputjes nga ky lloj rituali. Mundohu ti terheqesh vemendjen me lojra te ndryshme ku merr pjese edhe ti edhe bashkeshorti yt sepse keto gjeste mund te jene edhe nje menyre per te terhequr vemendjen mbi vete. Mund edhe te krijosh nje kuti me gjerat qe mund te futen ne goje (lodra antistres te buta) ne momente krize. Kur te filloje te kuptoje qe tani po rritet dalengadale do i braktise keto menyra kontakti dhe ngushellimi.

Gjithe te mirat!

/komuniteti