javë pas jave
Pershendetje Ujeza!
Jeta shpeshhere mund te jete stresuese. Stresi ka shume shkaqe, si probleme familiare, probleme ne pune, veshtiresi financiare e keshtu me rradhe. Por problemet jane pjese e jetes dhe pak stres dhe akth ne perballjen me to eshte i natyrshem e dashur. E rendesishme eshte te identifikosh shkaqet, te perballosh problemin duke u nisur qe nga zanafilla e tij dhe te trajtosh simptomat. E rendesishme ne gjithe kete proces eshte ndihma e miqve, bashkeshortit dhe personave te tu te dashur.
Nuk e kuptoj friken per ti bere keq djalit ose me sakte cilat jane ndjenjat qe te shtyjne te mendosh nje gje te tille.
Me sa kuptoj shqetesimi per te afermit e tu luan nje rol te madh ne ndjenjat e tua te stresit dhe ankthit.
Fillo e mendo pak me shume per veten tende ne sensin qe kushtoji me shume kohe integritetit tend. Aktiviteti fizik (qofte edhe 20-30 minuta ecje ne dite) ul nivelet e stresit. Meso te relaksohesh. Mos prit qe stresi dhe ankthi te kalojne vete pa bere gje dhe mos prit qe te kalojne menjehere, duhet kohe. Degjo muzike te qete dhe relaksuese.
Mbaj nje ditar ku pershkruan ate qe te shqeteson, ndjenjat qe provon sepse kjo te ndihmon te shprehesh emocionet negative. Bej gjerat qe te pelqejne sepse shpesh gjate periudhave stresuese dhe qe te cojne ne akth pastaj, nuk behet asnje aktivitet qe te jep kenaqesi por te pakten dedikoji 10 minuta kohe ne dite minimumi gjerave qe te pelqejne.
Mundohu te mendosh gjithmone pozitivisht. Behu e vetedijshme per gjerat pozitive ne jeten tende. Evito ose shmang vemendjen nga gjerat negative. Vlereso ate qe ke (nje shtepi, nje familje, siguri, ngrohtesi etj)
Thuaji vetes gjithmone dicka pozitive sapo ngrihesh ne mengjes sepse ndihmon ne mbajtjen e energjive ne mendime pozitive.
Kur e kupton qe je duke kaluar ose do te kalosh nje situate ankthioze imagjino sikur po e kalon me sukses. Krijo ne video mendore te perballimit te stresit dhe ankthit ne menyre qe ta perdoresh sa here qe deshiron.
Mundohu te mos shqetesohesh shume per gjera te cilat nuk i ke ne dore ti dhe nuk mund ti ndryshosh. Pyet gjithmone veten nese shqetesimet e tua jane reale, nese mund te besh dicka per ti zgjidhur ato apo jane jashte kontrollit tend. Te pranosh me vetedije faktin se nuk mund te besh gje ndihmon ne uljen e nivelit te stresit.
Duke shpresuar te te kem ndihmuar sadopak me keto keshilla te vogla te pershendes dhe uroj qe heren tjeter qe do me shkruash te jesh sa me mire!
Pershendetje doktoreshe, une jam nje nene qe kam lind qe nje vit jam nje person qe teper stresohem per gjene me te vogel kam familjen larg prinderit si kam me te dyte me kane vdekur, i kam ne Kosove dy vellezer te dyte te pa pune dhe pa te ardhura une kurre nuk ha ose nuk flej pa mendu tan kohen per ta qysh ja bajn qka bajn ata tash ,qe nje jave ashtu jam ne gjendje shume te keqe me koken time me sillen lloj lloj gjera palidhje ne koke sa qe kam frike edhe mos po e lendoj djalin tim qe e dua me shume se veten me se shumti me ndodh kur bie ne gjume vetem gjera budallakie me vin ne koke edhe pse nuk dua te mendoj ashtu prap me vijne pa me pyetur mua me duket qe po me mund ankthi mua jam e lig qe ta luftoj sa do qe po perpiqem, jeten e kam te mire, me burrin jam shume mire, por une nuk jam mire. Te lutem me ndihmo sa do pak me fjalet tua qka mundem me ba me dal nga kjo gjendje qe po me rendon? Flm shume nese gjen kohen per tu pergjigjur. Me respekt Ujeza.