javë pas jave
Pershendetje e dashur!
Ndodh shpesh qe kur flasim ne publik ose me te panjohur zeri dridhet, duart djersijne, harron ate qe do te thuash, te trembin gjykimet dhe kritikat e te tjera reagime si me siper. Nje studim i bere ne Britanine e Madhe me disa menaxhere tregoi se shumica e tyre kane me shume frike te flasin ne publik sesa nga vdekja dhe ne studime te tjera frika per te folur ne publik ze vendin e dyte pas frikes se vdekjes.
Kete problem e shkakton ajo qe quajme "sekuestrim emocional" i cili ndodh atehere kur nje emocion eshte kaq shume intensiv saqe dominon edhe anen racionale.
Ne rastin tend elementi negativ qe shkakton kete sekuestrim eshte frika e cila ne vetvete eshte nje mekanizem efikas qe na lejon te shpetojme ose te dalim nga situata te rrezikshme.Por kur aktivizohet pa ndonje motiv behet pengese per potencialin tone.
Ka nje pjese te trurit e quajtur "old brain" ku ndodhet amigdala e cila kontrollon impulset emotive. Si pasoje kur jemi para personash qe na veshtrojne e na degjojne amigdala (duke qene nje rregullues mbijetese) regjistron nje situate te rrezikshme agresioni ne kete rast. Imagjino nje audience me 100 njerez, amigdala regjistron 100 rreziqe te mundshme, leshon ne trup adrenalinen e cila provokon rrahje te shpeshta, djersitje, dridhje zeri e keshtu me rradhe.
Te kuptojme se cfare ndodh me trurin tone eshte e rendesishme per te bere sa me racionale efektet.
Pra kur flasim ne publik,nuk shohim persona qe na sulmojne por thjesht nje grup njerezish qe jane te interesuar per ate qe do thuhet.
Duhet bllokuar mekanizmi emotiv pak para se te bllokohesh nga frika dhe te sforcohesh te llogjikosh mbi situaten dhe objektivat e tua. Sposto fokusin e vemendjes nga te tjeret tek vetja.
Duket e lehte ne te thene dhe e veshtire per tu bere do me thuash por kuptimi i asaj qe ndodh ne trurin tone eshte hapi i pare per ta zgjidhur.
Keshillat jane te ndryshme dhe te shumta ashtu sic te ndryshme jane shkaqet se pse ndodh.
Mund te jete frika ndaj gjykimit te te tjereve, besimi se nuk do ja dalesh mbane, frika ndaj kritikave, terrori i bllokimit ne mes te diskutimit.
Pergatituni mire per diskutimin qe do te mbani, te dish per cfare po flet, pra ushtrohu dhe praktikohu sa me shume deri sa te arrish ne bindjen se e di shume mire argumentin.
Mos meso permendesh sepse thjesht harresa e nje fjale te ben te humbesh fillin e diskutimit.
Nese ke mundesi nje dite para se te prezantosh bej nje xhiro ne sallen ose vendin ku duhet te flasesh dhe imagjinoje veten duke folur para auditorit dhe njerezit qe te degjojne te kenaqur dhe te interesuar.
Mos fol shpejt sepse nje diskutim i avashte me pauzat e veta eshte me i kuptueshem.
Mund edhe ta thuash qe ne fillim qe e ke problem te foluren ne publik.
Mund te besh edhe disa ushtrime te lehta frymemarrje, merr fryme thelle dhe nxirre, beje per rreth 5 here dhe pastaj perserite 5 here te tjera duke i thene vestes "Jam e qete, do e coj diskutimin tim deri ne fund, dhe jam e vetedijshme se do ia dal mbane.
Mos harro se pjesa me e madhe e frikes zhduket me dijet dhe njohurite ndersa pjesa qe ngelet me praktike.
Te uroj gjithe te mirat!
Pershendetje kam probleme kur une deshiroj te prezentoj ndonje projekt para studenteve apo kur pyetem ne ndonje lend te profesorat nganjehere kam aq shume rrahje te shpejta te zemres dhe frike sa qe me ndryshon dhe zeri komplet dhe verehet qe diqka seshte ne rregull. Kjo me ndodh vetem me personat e panjohur... pse eshte ka me ndodh kjo?