Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Adaptimi ne qerdhe

Pershendetje, kam vajzen 2 vjeqe para 6 muajsh kam filluar ta dergoj ne qerdhe, ne fillim e ka pasur veshtire te adaptohet kur e dergoja gjithnje qante, mirepo tani u mesua dhe po rrin shume mire. Por e kam nje problem sepse ajo nuk flet fare me edukatoret edhe pse sillen shume mire me te, ne shtepi eshte shume komunikative vazhdimisht kendon i thote vjershat qe i ka mesuar atje, por me edukatoret nuk komunikon aspak. Po me brengos shume ky fakt si mund ta kuptoj se ku eshte problemi.

Hana_ Hanushe (11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje e dashur!!!

Para futjes ne cerdhe femija ndjehet i sigurte ne familjen e tij,dhe ne ambientin ku jeton dhe si pasoje futja ne cerdhe eshte nje moment i veshtire per te dyja palet. Femija duhet te krijoje besim tek edukatoret. Duhet te krioje nje marredhenie qe nuk duhet te shihet si zevendesuese e marredhenies prinderore por komplementare me te. Prandaj edhe kohezgjatja e adaptimit ne cerdhe gjen shpjegimin e saj ne nevojen qe kjo marredhenie besimi te krijohet hap pas hapi pa sforcime. Sjellje si nxitimi, nervozismi apo ankthi apo thjesht ndjenja e fajit te prinderve qe e cojne femijen ne cerdhe edhe pse qan, te gjitha keto mund te jene mesazhe qe femija i interpreton si te demshme ne zhvillimin e marredhenies me edukatoret. Cdo femije ka kohen e vet dhe individualitetin e vet i cili duhet respektuar si nga prinderit ashtu edhe nga edukatoret. Por nje marredhenie e mire dhe nje bashkepunim edukatore prinder ndikon pozitivisht tek femija.

Me thua qe nuk komunikon me to por i degjon perderisa perserit vjershat dhe cfare ka mesuar atje ne shtepi. Po raporti me moshataret e vet si eshte? Kur te shikon ty te kominikosh me edukatoren si reagon? Po kur flitet ne shtepi per edukatoren cfare thote?

Sepse sic te thashe edhe me siper mund ti duhet thjesht me shume kohe per te formuar besimin tek edukatorja.

Te uroj gjithe te mirat dhe je e mirepritur per cdo shqetesim!

Hana_ Hanushe (11 vite më parë)
Ju faleminderit shume per pergjigjen tuaj, kur kominoj me edukatoret ajo nuk i shiqon fare ne fytyr behet sikur nuk eshte aty, komunikon me mua sikur ato nuk jane aty pran nesh. Ne dhomen e saj jane tre edukatore, e dalloj kur e dergoj ne qerdhe jane dy edukatore qe i dallon dhe tashme nuk qan kur jane ato aty si i sheh ato dy edukatore qetesohet. Por nuk komunikon fare me to. Ne shtepi ua permend emrat me tregon kush e ka ushqyer, kush e ka vene ne gjume. Por ende nuk flet me to. Bile ato quditen kur e shohin reagimin e Vajzen kur me sheh mua dhe sa mire di te flas dhe te pergjigjet. Bile me thon nuk ia kemi degjuar ende zerin se si flet. Ju faleminderit shume per pergjigjen tuaj kam nevoj per mendimin e nje profesionisti, nuk dua qe ajo te vuaj dhe dua ta di se a ka pasoja ky reagim i saj a eshte shenje se ajo vuan dhe merzitet.

/komuniteti