javë pas jave
Pershendetje Fatbardha!
Sa kohe ka vajza ne kete gjendje qe thoni ju? Sa kohe ka qe vuan nga problemet kardiake? Koincidon fillimi i terapise me problemet qe tregoni?
Shpesh femijet me probleme shendeti kerkojne kontakt trupor me mamane, ndjejne nevojen e nje raporti ne simbioze qe eshte i domosdoshem per mbijetesen e tyre. Por shpesh jane agresive. Shpesh qajne per cdo gje. Si e keni perjetuar ju prinderit problemet e saj kardiake? Shpesh femijet e kuptojne ankthin dhe friken e prinderve, dhe keto sentimente trasmetohen tek to. Prindi duhet te favorizoje "kontrollin" e ankthit dhe te frikes dhe te dhimbjes fizike tek femija. Duhet te mundohesh te kuptosh gjendjen e saj shpirterore, friken, ankthin dhe fantazite e saj. Kjo nuk eshte e lehte por vezhgimi me kujdes i femijes ne cdo moment jep elemente te dobishem per te kuptuar. Loja, perrallat, vizatimi jane menyra te dobishme per te kuptuar ate qe ndjen dhe ate qe do femija, sepse ndihmojne ne shprehjen e emocioneve. Mund te jene edhe kapriciot e moshes qe zakonisht zgjasin gjer ne 5 vjec. Nese gjendja vazhdon e tille konsultohu me mjekun pediater qe e ka ndjekur ose dhe me ndonje mjek tjeter dhe te keshillojne ku te drejtohesh.
Te uroj gjithe te mirat!!
Pershendetje dr une e kam vajzen 4 vjecare, eshte shume kokeforte, qan shpesh edhe shume, nuk mund ta ndal derisa i kalon vetvetiu, qan pas njerezve sidomos kur shkojne te ftuarit nuk flen mire, nuk ha mire, gjerat esaj nuk ia le askuj, perleshet me femije edhe me ata me moshe me te madhe, nuk e di a ka prej terapise qe ka pas probleme kardiake apo cfare?! Te lutem me trego se cilit mjek ti drejtohem se shume me dhimbset? Faleminderit.