Nervoza tek femijet
Rajana...... Thesari Im
(11 vite më parë)
Pershendetje e dashur!
Sjellja e femijes nuk eshte shqetesuese (te pakten me kaq elemente sa me jep) dhe as tregues i ndonje temperanti nervoz apo agresiv. Konsideroji si "prova teknike". Femijet ne rritje e siper eksplorojne gjeste, objekte, fjale, sjellje ne kerkim te kenaqesise se tyre. Eksperienca nervozismi dhe agresiviteti do te kete akoma sepse jane pjese e procesit te rritjes. Por keto eksperienca agresiviteti duhet te shoqerohen gjithmone me qortim te nenes ne rastet kur jane te ekzagjeruara. Mos ki frike ti imponosh rregulla dhe limite femijes. JO e prinderve ben qe femija te pranoje rregullat dhe te kuptoje se ekzistojne limite.
Gjithe te mirat!
Pershendetje doktoreshe kam nje vajze afer 11 muajshe, shume ka filluar te shfaq nervoz ka qejf te kete neper duar celulare, don me prek pc, televizorin ne momentin qe largoj bertet dhe qan me te madhe me lodrat e veta shume pak luan. Nese mund te me ndihmoni me ndonje keshille se si mund tja largoj kete shprehi?