Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Shume po e kujtoj bebin qe e kam deshtuar!

Prsh e nderuar, shume merzitem sa here qe e kujtoj bebin qe e kam humbur. Cka mendoni ju si ta largoj pak mendjen edhe pse gjithe jeten aty mendja me rrin. Cka te bej une? E kam djalin 4 muajsh se jap per asgje ne bote por nje gje qe ma prish eshte se merzitem shume, me shoqeron kjo merzi cdohere po e shof veten qe jam jo e forte ne kete rast, te lutem si te veproj cka te bej edhe pse nuk harrohet?

Dashuria Dashuri (11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje e dashur!

Humbje e nje femije eshte nje event shume i trishtuar ne jeten e nje cifti. Le nje boshllek te veshtire per tu kapercyer. Duhet nje periudhe kohe per ta elaboruar, pa pretenduar qe ta harrosh. Gruaja qe ka pesuar abort mund te kete simptomat e meposhtme si:

- vetebesim i ulet, te qara te vazhdueshme, depresion i shprehur ne paaftesine per te ndjere e provuar cdo lloj emocioni, ndjenje faji, izolim, pamundesi per te formuar nje lidhje te forte me femijet e lindur me pas, sjellje shume mbrojtese ndaj tyre, te shoqeruar me nje distancim emotiv.

Nuk e di sa kohe pas deshtimit e ke lindur femijen tend.

Ne radhe te pare mos u ndje ne faj nese te ndodh kjo gje. Femija i tanishem nuk te ben te harrosh. Por dashuria eshte me e forte se dhimbja dhe dashuria per djalin tend do te te ndihmoje. Dhimbjen per deshtimin shnderroje ne nje kujtim te bukur, te embel. Mos u mbyll ne vetvete, fol me partnerin dhe me te afermit e tu per kete ceshtje dhe per ndjenjat e tua. Jepi kohe vetes te elaborosh kete ngjarje te trishtueshme jo duke u munduar ta harrosh por sic te thashe duke kujtuar me dashuri cdo detaj te vogel ne lidhje me bebin qe ke deshtuar. Dhe avash avash duke e pranuar kete fakt, duke mos fajesuar veten (kembengul tek kjo pike sepse shume gra edhe ne menyre te pavetedijshme fajesojne veten) dhe duke folur gjithmone per kete eksperience (sa here te ndjesh nevojen per te folur) dhimbja dhe merzitja do i lene vendin nje kujtimi te embel.

Te uroj gjithe te mirat dhe nje perqafim ty edhe djalit!

Dashuria Dashuri (11 vite më parë)
falemnderit shum per kto fjal kaq te mira me te vertet do ja bej keshtu si thua ti eshte e veshtir te harrohet dhe siqu thua ti shpesh her e fajsojm veten , un djalin e kam pas 3 vitesh abort dmth mbas 3 viteve kam djalin 4 muajsh jam shum e lidhur me te dhe pa te sdo kisha mundur te jetoj por femija i par me rrin ne kujtes dhe merzitem shpesh por prap se prap shyqyr zot e e kam djalin ne krah falemnderit shum nga ti e nderuar me vjen miir qe gjen kohen te nba mbeshtesesh shum falemnderit edhe un e djali te puthim shum !

/komuniteti