Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Cfare problemi mund te kem une?

Doktoreshe desha te pyes dicka lidhur me problemin tim, ka disa dite qe nuk e ndjej veten mire ne mbremje me merren mendet edhe me vjen nje mundim disi ma shtrengon edhe gjoksin isha tek mjeku edhe me rekomandoj te bej analiza, i bera sa i perket analizave me dolen te gjitha mire, bera edhe ekg e zemres edhe ajo me doli mire, nuk di qka kam une prap isha ne vizite tek mjeku sepse prape me perseritet e njejta gje nuk mundem as te fle dhe dua te cek qe mjeku me rekomandoi nje sirup me emrin neoglobin,  ju lutem me jepni nje pergjigjje? me falni nese e kam zgjatur pyetjen time me respekt ilirjana.

Ilirjana Malaj (11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Ilirjana!

Me sa me thua te gjitha analizat jane negative. Je duke kaluar ndonje periudhe stresi apo problemesh? Sepse nese mjeku nuk konstaton nje problem fizik atehere mund te jene shenjat e para te ankthit ose panikut. Nuk di te te them per shurupin sepse mjeku eshte me kompetent ne kete fushe por nese keto simptoma vazhdojne te keshilloj te konsultohesh me nje specialist te fushes.

Gjithe te mirat!

/komuniteti