javë pas jave
Pershendetje e dashur!
Me vjen keq per mamane tende. Semundja e Alzheimer-it prek jo vetem personin por edhe familiaret qe e shoqerojne dhe kujdesen per te semurin dite per dite. Dhe eshte invalidante per te dyja palet.
Alzhaimeri eshte nje proces degjenerativ qe shkaterron ne menyre progresive dhe te ngadalte qelizat e trurit.Prek sferen e kujteses dhe funksionet mendore si te menduarit,te folurit etj,por edhe probleme te tjera si konfuzion,ndryshime ne humor dhe disorientim hapesire-kohe.Ne fillim veshtiresia ne kujtese dhe humbja e aftesive intelektuale eshte e lehte dhe mund te mos vihet re por me vone simptomat behen evidente gjithnje e me shume dhe nderhyjne ne aktivitetet e perditshme dhe marredheniet shoqerore.Nuk ka asnje te dhene te sigurte se cilat persona prek,ose prek me shume nje grup njerezish apo nje tjeter.
Normalisht nuk eshte e trashegueshme domethene shkaku nuk kerkohet ne trashegimine gjenetike.Por ne nje numer tejet te kufizuar kjo semundje mund te kete nje karakter gjenetik dominant.Mund te trashegojne nga njeri prind pjesen e ADN qe shkakton semundjen.
Nuk ekziston mesa u informova nje ekzaminim paraprak apo ndonje mundesi parashikimi e sigurte.Gjithsesi per kete eshte me mire te konsultohesh me specialiste te fushes e dashur qe e njohin mire kete semundje.Sa per te hequr merakun dhe per te vazhduar te jetosh jeten e qete
Per ta parandaluar eshte e nevojshme nje stil jetese i shendetshem.Sipas neuropsikologeve klinike duhet stervitur dhe trajnuar mendja dhe trupi,pra palester mendore.Ecje e perditshme ose aktivitet aerobik qe rrit fluksin e gjakut ne tru.Te hash shume fruta dhe perime,te dobishme per aftesite njohese intellektive.Stimulim mendor si leximi i nje libri ose ndonje aktivitet qe nuk e keni bere ndonjehere sepse stimulojne kortecen cerebrale.Socializimi ose shoqeria sepse izolimi dhe vetmia rrisin rrezikun.Stresi eshte faktor i rendesishem keshtu qe ngadaleso ritmin e dites dhe gjej kohen per tu marre me vete.
Duke uruar te te kem qetesuar sadopak dhe duke te te thene te mos fiksohesh ne gjera te pasigurta te uroj gjithe te mirat dhe je gjithmone e mirepritur.
Pershendetje doktoreshe. Jam 29 vjece dhe mund te them se me shendetin jam ok. Kam nje brenge te madhe. Mamaja ime me la para 3 vjetesh pas vuajtjeve qe hoqi nga semundja e Alzheimer-it (gati 4 vite, ku i fundit ishte nje tmerr i vertete si per te por edhe per ne). Do doja te dija sa mundesi ka qe kjo te jete e trashegueshme dhe cfare stili jetese do ishte me i pershtatshem per te qene sa me larg kesaj semundjeje perbindesh? dhe a mund ta zbuloje nje njeri qe do te vuaje nga kjo semundje né te ardhmen nepermjet rezonancave a ku ta di une? Theksoj se gjyshja ime kishte skleroze por ju shfaq pas te 75 vjeteve, ndersa nena IME nderroi jete né moshen 57 vjecare (mund te them se 10 vjecari i fundit i jetes se saj ishte plot strese e halle. Qe mund te kene cuar né pershpejtim te semundjes. Faleminderit per mirekuptimin mezi pres pergjigjet tuaj.