javë pas jave
Pershendetje Manjola!
Duke filluar nga 6 muaj femijet fillojne e kafshojne cdo gje,edhe nenen e tyre.Dhembet e pare fillojne e dalin midis 6 dhe 9 muajve dhe femija per te lehtesuar sadopak shqetesimet qe i vijne nga shperthimi i tyre kafshon.Kjo e ben qe te kafshoje edhe kur pi.Duhet qortuar ne menyre te vendosur por pa e trembur.Ne pergjithesi reagimi instiktiv i nenes qe heq femijen nga gjoksi ben te kupoje qe nuk duhet kafshuar.Nese ndodh perserisni me vendosmeri se kjo nuk behet sepse me vret.Sigurohu qe kur pi te rrije ne pozicionin e duhur.Vezhgoje me kujdes kur pi dhe hiqe shpejt sapo te kuptosh qe eshte i ngopur,domethene kur fillon te luaje me gjoksin.Jepi ndonje loder gome per efekt te dhembeve duke i thene njekohesisht se mami nuk kafshohet por lodra po.Kur thith pa kafshuar jepi perforcime pozitive duke e lavderuar ,perkedhelur,perqafuar.Mos e ler ta zere gjumi kur eshte duke pire.
Te uroj gjithe te mirat!
Vajza ime eshte 7 muaj e gjysem, dhe e kam ne gji pasi nuk pelqen qumesht tjeter i kam provuar te gjithe menyrat, po shqetesimi im eshte se vajzes i kane dale plotesisht 2 dhembet e para ne nofullen e poshtme, por here pas here kur i jap te pije ajo me kafshon! Duket qesharake nga njera ane por eshte vertete dhimbje serioze, si ta qortoj qe te mos e beje?!