javë pas jave
Pershendetje Linda!
Urime per shtatzenine tende.
Sipas eksperteve tensionet dhe grindjet e shumta me vjehrrat vjen nga fakti se ato mendojne se asnje grua nuk eshte e pershtatshme per femijen e vet,por mbi te gjitha nuk jane me e vetmja figure femerore e rendesishme dhe e shohin pranine e nje femre tjeter si nje kercenim qe i ben te humbe kontrollin mbi djalin e tyre.Por ky nuk eshte rregull universal.Zakonisht keto lloj tipash jane manipulues,te pakenaqur nga jeta e tyre,nuk dine te mbajne vendin e tyre dhe nderhyjne sistematikisht ne jeten e ciftit dhe familjes se re duke imponuar idete dhe mendimet e tyre me cdo lloj menyre.
Nuk e di sa mundesi ke ti te shkeputesh e te jetosh vetem me burrin tend dhe sa dakord eshte ai me kete fakt.
Por te te jap disa keshilla te vogla per te pasur nje raport edhe pse minimal:
-Mundohu te mos grindesh per cdo gje dhe te mos i pergjigjesh provokimeve(aq me teper tani qe je edhe shtatzene dhe i bejne keq femijes).Bej kujdes sesi flet per vjehrren me burrin tend sepse eshte gjithmone nena e tij(jo biologjike ne kete rast por te themi se edhe ajo e ka rritur mesa kuptoj) dhe do mundohet gjithmone ta mbroje e ta justifikoje edhe pse e di qe mund te kete nje sjellje te gabuar.
-Asnjehere mos e vendos burrin ne pozicionin e zgjedhjes midis teje dhe nenes tende sepse do e besh te vuaje dhe ky do jete motiv konflikti
-Jepe ti shembullin e mire.Nese ajo genjen ti mos e bej.Mbaj gjithmone nje sjellje modeste dhe te edukuar,edhe pse eshte e veshtire ta besh,por edhe kjo jep rezultatet e veta pozitive
-Kerkoji here pas here keshilla,pershembull mbi gatimin apo punet e ndryshme te shtepise,mundohu ta perfshish paksa ne jeten tende.
-Zakonisht keto lloj vjehrrash jane te parashikueshme.Nese e di momentin qe do te nderhyje ose argometin ku do te komentoje pergatit paraprakisht pergjigjet ne menyre diplomatike dhe te edukuar.
-Shpjegoji burrit nevojat e tuaja dhe kendveshtrimin tend per cdo gje,per cdo diskutim ose grindje me vjehrren
Te uroj gjithe te mirat e dashur!
Prsh dr jam 20 vjeqe jam ne shtatzanine e pare 28 javeshe. Une jam martuar 18 vjecare, jetoj ne shtepi me burrin, dy vjehrra i kam, jam me kunatin dhe kunaten me djale te vogel por vjehrra e madhe dmth ajo eshte pa femije pastaj vjehrri im e ka marre nanen e burrit tim per femije. Tash jane te dyjat ne shtepi por jo nena e burrit por ajo tjetra nuk me don fare, gjithmone i thote burrit gjithcka per mua, kur dale me burre gjithmone me perzihet i tregon te tjereve per mua vetem me llafe mirret dhe mua kjo pune spo me pelqen sepse nuk po me le hapesire as me burre me dale i thote burrit gjithcka per mua, shpesh kam pas konflikte me burrin shkaku i saj, mua kjo pune me eshte bere monotone edhe pse burri im nuk i ndegjon fare por une nuk mund ti ndegjoj fjalet e saj gjithmone me shkon mendja ose te ndahem me burre ose te ndahem me burrin ne nje banese. Nuk mund ta duroj gjithmone sepse une kam ardhur nuse si femije dhe ajo gjithmone me ka pengu, me ka nervozu, me thuaj cfare te bej? ju lutem sepse kam ra ne hall cfare te bej?