Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Djali im 2 vjec nuk flet!

Pershendetje. Djali im eshte 2 vjec dhe flet vetem pak fjale si mami, babi, nena disa emra te tjera te personave qe ai ju ka vendosur sipas menyres te vet. Ai eshte shume i dashur me femijet dhe kerkon qe te luaje gjithe kohen me ta, eshte i vemendshem kur e therras, dhe shume kureshtar per cdo gje qe shikon kerkon te dije se cfare eshte vetem se nuk i shpreh dot. Imiton kafshet apo zhurmat e tjera si dhe perpiqet qe te na tregoje ne forma te ndryshme ato qe ka pare qofte me shenja apo tinguj qe leshojne objektet. Luan me lodrat per nje kohe te konsiderueshme. Nuk e di eshte normale? Disa pediater qe kam kontaktuar me kane thene qe nuk ka asnje gje? Po ju cmendim keni? Faleminderit.

Manuela Imeraj (12 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Manuela!

Femija dy vjec prodhon mesatarisht 150 fjale por limiti shkon nga 50 ne 400.Por ne kontekstin e zhvillimit gjuhesor ekzistojne dallime te medha individuale qe hyjne ne normalitet.Me sa me thua femija degjon mire dhe pergjigjet kur e therrasin keshtu qe elimnohet nje problem ne te degjuar,kupton mire,imiton domethene ka nje zhvillim kognitiv te mire brenda normave.

Fillo dhe rrit stimulimin dhe stimujt.Kushtoji shume rendesi komunikimit balle per balle ose sy me sy me femijen.Shoqero cdo loje qe ben ose cdo veprim me fjale,edhe ne momentin e te ngrenit foli gjithmone,lexoji libra me illustrime dhe imazhe,fol avash dhe qete.

Ndodh qe femija nuk do te perdore fjalet dhe komunikon me gjeste.Beja jeten pak me te veshtire,ne kuptimin qe nese do dicka dhe e tregon me gisht mos ja jep menjehere por nxite te perserise me fjale ate qe do,psh "cfare do? Ka-ra-me-le" e keshtu me radhe.

Ka femije qe ne moshen e djalit tat flasin pak ose fare dhe pastaj kane nje shperthim te menjehershem.Keshtu qe per momentin,meqe edhe pediatri qe e kontrollon te ka thene qe nuk eshte problematike sepse cdo aftesi tjeter e ka te zhvilluar mire mos u shqeteso por stimuloje akoma me shume sic te theashe me siper.

Te uroj gjithe te mirat dhe nje pershendetje per djalin tend!

/komuniteti